Aaron Carter po diskutohet shumë kohët e fundit, por kryesisht për sjelljet shqetësuese që po demonstron në publik dhe deklaratat ekstreme se vëllai Nick Carter dhe motra e ndjerë kanë abuzuar seksualisht me të. Sidoqoftë, sot jemi këtu për të folur për tatuazhin e tij të fundit që zë një pjesë të mirë të fytyrës.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Në anën e djathtë të fytyrës, Aaron bojosi Meduzën me duart pranë buzëve, që në të vërtetë është Rihanna. Poza dhe kompozimi janë identike me kopertinën e këgëtares për numrin e dhjetorit të GQ 2013.
Në përshkrim, Aaron u shpreh më me vetëbesim se kurrë. “Unë jam artisti më i madh në muzikë për momentin,” shkruan. “S’e mohoni dot. Kontrollojeni!”
Në fillim të shtatorit, Nick, vëllai i Aaron tha publikisht se do të kërkojë një urdhër mbrojteje nga Aaron sepse ai ka shprehur dëshirën për t’i vrarë gruan shtatzënë.