Më 21 shtator Capital T mbajti koncertin e tij të parë në 10 vite karrierë. "Time Capsule" rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm, pasi koncerti ishte krejt ndryshe me çfarë jemi mësuar të shohim deri më tani.
Për këtë, këngëtari është 100% i vetëdijshëm dhe me modestinë më të madhe krahason veten më Drake.
Në Instastory-it e publikuara së fundmi, Capitali ka postuar foto të shkëputura nga koncerti i tij dhe një tjetër nga ai i Drake.
"Më thoni ndryshimin! Koncerti i Drake këtu në foto është pas 'Time Capsule'!"- shkruan këngëtari.
Në foto çfarë fillimisht vihet re është numri i njerëzve që kanë shkuar për të dëgjuar Drake. Duket pothuajse e njëjta turmë me atë që ndoqi Capital-in dhe padyshim ky është një super sukses për këngëtarin tonë, duke marrë parasysh popullsinë dhe nivelin e koncerteve ndërkombëtare.
Por, meqënëse ka kërkuar që njerëzit "të gjejnë ndryshimin", Capital-i pretendon se reperi është frymëzuar dhe ka "kopjuar" paksa strukturën e "Time Capsule".
Në fakt, skena është e ngjashme, por në koncerte të përmasave të tilla ngjashmëria mund të jetë edhe rastësi.
Gjithsesi, nisur nga suksesi dhe profesionalizmi që Capital-i tregoi nuk është çudi që Drake të jetë frymëzuar prej tij!