Celebrity

Detaje të reja nga ndarja e papritur Kylie Jenner-Travis Scott!

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2019

Detaje të reja nga ndarja e papritur Kylie Jenner-Travis Scott!

Një përditësim i shpejtë i ndarjes më të papritur të këtij viti. Në rast se e humbët, Kylie Jenner dhe Travis Scott thuhet se i dhanë fund marrëdhënies së tyre, por ende askush s’i ka gjërat e qarta.

Sipas E! News ndarja nuk është përfundimtare, thjesht çifti po merr pak kohë, por duke marrë parasysh sa të dashuruar ishin ata në intervistën e fundit dhe setin fotografik për Playboy, njerëzit ngrenë dyshime.

Detaje të reja nga ndarja e papritur Kylie Jenner-Travis Scott!

Të shumtë janë ata që aludojnë se e gjithë ndarja s’është gjë tjetër veçse një strategji marketingu për të tërhequr vëmendje, tani që reperi është në prag të publikimit të projekteve të reja muzikore.

Burime të tjera thonë se shkak për ndarjen u bënë zënkat e shpeshta.

Detaje të reja nga ndarja e papritur Kylie Jenner-Travis Scott!

“Ata ziheshin shumë, por gjithsesi e kanë takuar njëri tjetrin gjatë këtij muaji. Ziheshin edhe për gjëra qesharake dhe Kylie ka qenë paksa skeptike kundrejt Travis-it.Ky i fundit ka qenë i stresuar për shkak të punës me projektet e reja.”

Gjithçka dimë është se reperi nuk jeton më me Kylie-in, por sigurisht shkon shpesh për të vizituar vajzën e tyre, Stormi-n. Edhe në dasmën e çiftit Bieber, Kylie u  shoqërua vetëm nga e bija.

Detaje të reja nga ndarja e papritur Kylie Jenner-Travis Scott!