Tradhëtia

10 njerëz rrëfejnë si e zbuluan tradhtinë e partnerit/es!

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2019

10 njerëz rrëfejnë si e zbuluan tradhtinë e partnerit/es!

Bazuar në statistika, 20% e burrave dhe 13% e grave kanë tradhtuar të paktën 1 herë gjatë jetës së tyre bashkëshortore. Askush s’do të besojë që gjysma tjetër e tyre mund të jetë pjesë e kësaj statistike, por realiteti është ky.

Më poshtë, do të lexoni se si 10 njerëz kanë kapur në flagrancë dhe kanë kuptuar që burri/gruaja po i tradhton.

10 njerëz rrëfejnë si e zbuluan tradhtinë e partnerit/es!

1. Gjeta ditarin e simë shoqeje.Në faqen e parë ishte shkruar një plan i detajuar prej 10 hapash, që tregonte se si do të më linte për një djalë tjetër. Unë bëra vetëm një hap.

2.Ajo nxori telefonin për të bërë një video në ditëlindjen e djalit dhe aty i erdhi një mesazh ku shkruhej: “Edhe unë të dua.”

3. E kuptova që im shoq po më tradhtonte kur na u bllokua vaska. E pastrova vetë dhe gjeta aty një tufë me flokë të kuq. Unë jam bjonde.

4. E dashura ime ishte studente e huaj. Kur kërkova njëherë në Google emrin e saj gjeta blogun që kishte bashkë me të dashurin. Aty tregonin me detaje si ia dilnin ta mbanin lidhjen në largësi.

5. Kishim ngecur në trafik me tim shoq. Dritaret e makinës u bën me avull. Çanta ime ndodhej mbrapa dhe më duhej diçka. Kur u ktheva për ta marrë, vura re shenja duarsh dhe këmbësh të formuara në dritare. Aty mësova që burri më tradhtonte.

6. Dyshimet e mia u shtuan kur ai krejt papritur ndryshoi shijen në muzikë. S’më gënjeu intuita.

7. Ajo kishte shkruar rreth tradhtisë në ditarin e saj. Dadoja e bebit e gjeti, e lexoi dhe ma tregoi mua.

8. Ai kishte lënë hapur Facebook-un. E di, e di që duhet t’i kisha respektuar privatësinë, por kisha disa dyshime kështu që i vërtetova në inbox. Gjeta gjithçka çfarë prisja!

9. Gruaja gabimisht më nisi një  mesazh zanor 2:45 minuta të gjatë. Aty fliste keq për mua bashkë me të dashurin  dhe i tregonte  atij se sa e lumtur ishte. Atë kohë isha me fëmijët në shtëpi dhe ajo ndodhej 1800 milje larg sepse i ati po vdiste. 2 vite më vonë ne jemi të divorcuar, por babai është akoma gjallë.

10. Gruaja ime super gjeni më ankohej për koston e faturës së telefonit. Më thoshte se e përdorja shumë. Ndërkohë që unë kurrë nuk flisja me njeri gjatë, përveçse me të dhe për më tepër, e kisha falas. Kontrollova faturat dhe gjeta numrin e atij që harxhonte vërtet. Të dashurin e saj.

*Përshtatur nga Bright Side