Celebrity

Drama e radhës: Khloe po mendon të bashkohet me partnerin tradhtar!

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2019

Drama e radhës: Khloe po mendon të bashkohet me partnerin tradhtar!

Familja Kardashian është e lindur për drama dhe s'ka gjë që i shijon më shumë! Harrojmë për pak Kylie-in dhe rikthehemi tek skandali i vitit. Tradhtia e Tristan Thompson-it dhe dëshira e Khloe-s për t'u rikthyer me të. Po, kështu siç e dëgjuat, pas gjithë çfarë ndodhi, Khloe mendon të kthehet me partnerin tradhtar...për hir të vajzës!

Ndonëse së fundmi, Tristan është përpjekur shumë t'i kthejë gjërat siç ishin me nënën e së bijës dhe bën ç'të jetë e mundur për t'ju ndodhur afër asaj.

"Ai po bën gjithçka për t'i provuar se ka ndryshuar dhe nuk pranon "jo" si përgjigje. I thotë gjera të bukura dhe kujdeset në detaje! E di që ka bërë një gabim të madh dhe se ka humbur gjënë më me të bukur në jetë. Tani, është shumë këmbëngulës dhe nuk heq dorë pavarësisht çfarë Kylie thotë ose bën."- kështu janë shprehur burime për E!News dhe situata duket e frikshme! 

Drama e radhës: Khloe po mendon të bashkohet me partnerin tradhtar!

Kaq u desh që Khloe të lëkundej në vendimin e saj. Thuhet se për hir të vogëlushes True, po mendon t'i jap një shans tjetër atij, por jo në mënyrë romantike.

Tani për tani do vetëm që e bija të jetë me të dy ata, të fokusuar tek rritja e saj. Si është e vërteta?! Do ta thotë vetëm Khloe, por nëse s'do një dramë më shumë...