TV Mania

Rudina Dembacaj flet për herë parë pas lajmeve se është ndarë

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2019

Rudina Dembacaj flet për herë parë pas lajmeve se është

Rudina Dembacaj thyen heshtjen në lidhje me gjithë raportimet se është ndarë nga bashkëshorti dhe mbi të gjitha, do të gjejë akuzuesin.

Pak javë më parë, të gjithë njëzëri filluan të mendonin se Rudina Dembacaj është ndarë nga bashkëshorti i saj, Aleksi, me të cilin ka një vajzë. Si provë shërbejnë fotot në Instagram – ose më saktë, mungesa e fotove me bashkëshortin në Instagam – përmendja e tij si “babai i Viktorias” dhe Dembacaj që tha se do të presë momentin e duhur për të folur.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News, Rudina tha përafërsisht 3125 herë fjalën akuzuar në referencë të titujve të portaleve. Disa media online kanë raportuar se ajo dhe bashkëshorti u ndanë si pasojë e tradhtisë.

“S’e kush më ka akuzuar, duhet të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman. Dua të di kush e ka bërë këtë akuzën dhe të iki ta puth në ballë. ‘Akuzohet Rudina Dembacaj për... ‘ Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë,” thotë ajo dhe tërhiqet. “Kam zgjedhur të mos flas për këtë. Nuk dua të flas për momentin se patjetër që do flas në një moment.

Sidoqoftë, ajo është mirë. Jo. Është shkëlqyeshëm.

“Nga gjendja shpirtërore jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin,” përmbyllet videoja.