TV Mania

Alban Ramosaj pranon se i ka rënë në kokë për ish-Miss Shqipërinë

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2019

Alban Ramosaj pranon se i ka rënë në kokë për ish-Miss

Alban Ramosajn e ka zënë qymyri me Niki Delijorgjin! Meritat për këtë zbulim i takojnë Rudina Magjistarit, pak ditë pasi Albani pranoi se ishte i lidhur në “Why not.”

Gjithçka nisi nga ky koment, në një video të Nikit që kërcen me këngën e fundit të Albanit.

Alban Ramosaj pranon se i ka rënë në kokë për ish-Miss

“Nikin e njoh prej vitesh. Është një vajzë shumë e talentuar dhe muzikalisht, gjë që nuk është ekspozuar ende, por jemi duke punuar për këngët e saja. Kemi një shoqëri shumë të mirë, të pastër dhe kjo është një shaka e brendshme e rrethit tonë. Na kanë shpallur burrë dhe grua. Por është komplet shaka. Producenti im e bëri publike dhe unë shkova me rrjedhën,” tha ai.

Duke parë buzën e qeshur dhe sytë e ndritur të Albanit teksa fliste për Nikin, Rudina ia thotë si fakt, “Ty të ka rënë në kokë për Nikin.” Këtu skuqja intensifikohet dhe tërthorazi pranon që po, i ka rënë në kokë për Nikin.

Pyetja jonë është: nëse një ditë thotë se është i lidhur dhe ditën tjetër thotë se ka qejf njërën, cila është e vërteta?

Niki Delijorgji e pa intervistën dhe tha: “Tim shoqi i ka rënë në kokë për mua publikisht.” 

Alban Ramosaj pranon se i ka rënë në kokë për ish-Miss