TV Mania

Rudina Dembacaj bën deklaratën kriptike për bashkëshortin

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2019

Rudina Dembacaj bën deklaratën kriptike për bashkëshortin

Mbrëmë, Soiree bëri bashkë figura të njohura nga Lezha, përfshirë Gentian Zenelajn, Preç Zogajn, Rolando Lekan dhe Rudina Dembacajn, ndër të tjerë. Në një pjesë të bisedës, Jonida Shehu donte të dinte me kë bëjnë krushqi lezhjanët se mos vallë kanë ndonjë preferencë që s’e njihnim. Sigurisht, të gjithë u përgjigjën njëzëri “me të gjithë,” por Dembacaj i dha pak më shumë nuancë.

“Ne duam më të mirët,” tha ajo. “Sa të jetë më i miri, e dua. Kur të mos jetë më, s’e dua.”

Në rregull. “Nga është më i miri për ty? Nga është bashkëshorti jot?” e pyet Shehu me sinqeritet, pyetje të cilës ajo i përgjigjet me: “Më mirë të mos flas për këtë se unë jam artiste, i dua të gjithë.”

Kur Rudina tha “do të pres momentin e duhur për të folur,” nënkuptoi që deri atë ditë, s’ka për të folur as për origjinën e bashkëshortit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on

Prej javësh, përflitet se Rudina është ndarë nga bashkëshorti i saj, Aleksi. Ajo ka thënë disa herë se do të presë momentin e duhur për të folur. Pak kohë më parë, në një intervistë për “Ditë e re,” ajo u shpreh e paduruar për të zbuluar cilët dhe pse e kanë akuzuar [për tradhti].