Argumentat e titullit më lart do t'i lexoni në vijim dhe jemi të sigurt që do të pohoni me kokë pas çdo rreshti.
1. Valbona Selimllari
Oh, profili i Valbona Selimllarit duhet zhdukur nga horizonti i Instagram-it, sidomos në mëngjes! Ti zgjohesh me rrathë poshtë syve, me flokë që s’di as me çfarë i kape mbrëmë dhe gjëja e parë që sheh?
Valbonën që ka postuar një tjetër foto dhe është njësoj e bukur dhe e ëmbël në çdo kënd, me çfarëdo lloj drite, e lyer ose jo.
Pastaj mbyll prap sytë, kujton që je vetëm 25-vjeç, ndihesh si mamaja e saj dhe fshihesh nën jastëk...S’kemi bërë asgjë për ta merituar këtë, prandaj “unfollow”!
2. Emina Cunmulaj
Emina është mama e dy vajzave, por nëse nuk do të na e tregonte këtë me prova, s’do ta kishim besuar. Trupi i saj është kaq perfekt sa 24 orë pas lindjes do ta harroje se dje, e njëjta grua ishte në muajin e 9-të të shtatzënisë. Të vazhdojmë akoma?!
Ndërkohë që ne zgjidhim në WhatsApp dilemën e ditës “ku do ta pimë kafen sot”, Emina i ka dhënë gocave për të ngrënë, ka mbaruar gjithë diskutimet e ditës me të shoqin dhe po bën setin fotografik të radhës në mes të New York-ut!
3. Arbana Osmani
Çdo mbrëmje, pikërisht atëherë kur është ora që njerëzimin e ka marrë uria aty ku s’mban më, Arbana del me story-in e radhës dhe thotë: “ç’a na haet sot”?!
Aq duam ne dhe përfundojmë duke ëndërruar sikur pjata që Arbana sapo mbaroi në Instastory, është në tryezën tonë. Pastaj kthjellohemi dhe thërrasim mamin me sa zë kemi në kokë për t’i thënë të na bëjë se s’bën “një gjë të mirë”. Historia me mamin vazhdon gjatë, kështu që më mirë unfollow Arbanës!
4. Ledri
Ah more Ledri, pse na bëre të arrinim deri këtu?! Bëre gjithçka për të na marrë ne mendjen, aq sa për një çast besuam vërtet se ishe single, por pastaj ajo video...
View this post on Instagram
Gjithsesi, s’mund të tallesh më me ne. E dimë që ke të dashur ashtu siç dimë mirë që ndoshta kurrë s’do ishe i yni.
5. Alban Skënderaj & Miriam Cani
Albani dhe Miriami do të mbeten përgjithmonë çifti i dashuruar. Ata punojnë bashkë, bëjnë fëmijë të bukur dhe i dedikojnë njëri tjetrit baladat më të ndjera të dashurisë.
Ai i propozon asaj mes thellësive të oqeanit Indian dhe pas ca vitesh e çon sërish në Maldive, ku bën një super martesë.
Çdo foto e tyre të çon më shumë drejt ndarjes me atë që as në telefon s’e merr dot se “është me shokët”, kështu që me gjithë respektin e mundshëm: “Unfollow”
6. Alketa Vejsiu
Unë ende nuk po shes dot librat e vitit të fundit të universitetit, kurse Alketa na çon në një botë paralele, me lule natyrale, dasma buzë detit, hotele prestigjioze dhe detaje gjithë klas.
E kam të pamundur të mos deliroj dhe ashtu siç jam, vendos që më në fund të çohem nga krevati në 12:00 dhe me celular në dorë i tregoj babit si e dua dasmën.
Aq ishte, kthehem në realitet dhe ngushëlloj veten duke thënë se “epo ndoshta klasin, s’e meritojnë të gjithë”.
7. Oriola Marashi
Për arsye objektive ! Unë nuk i zgjas dot këmbët kirurgjikalisht dhe kaq më mjafton ta bëj unfollow.
8. Erion Veliaj
Tek faqja e kryebashkiakut tonë mund të shohësh këdo, por kjo është gjëja e fundit që na shqetëson.
Nëse ka një dilemë që s’do të mund ta zgjidhim është të dimë si ja del Veliaj të vrapojë në maratonë ndërkohë që po mbjell një pemë.
Menjëherë pas pemës e gjen tek përurimi i një shkolle të re, ndërkohë që ti dhe motra keni 2 orë që ziheni kush t’i hedhë plehrat tek kazani poshtë shtëpisë.
View this post on Instagram
9.Anabel_Hostel
Për gjithë postimet me Tom Hardy-n! Sa herë shohim atë njeri të dërguar në Tokë nga Zotat, na kujtohet i dashuri i fundit, që ngjante le të themi me stërdhëmbshin e tij (që tek ai duket aq seksi!).