Shopping now!

Ku ta gjeni fustanin 6,000 lekësh të Nora Istrefit

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2019

Ku ta gjeni fustanin 6,000 lekësh të Nora Istrefit

Në Class Fashion Show, të organizuar nga Alketa Vejsiu në bashkëpunim me Valdrin Sahitin, Nora Istrefi shkëlqeu (dhe theu kodin e veshjes) me një fustan të shkurtër me jakë V.

Ku ta gjeni fustanin 6,000 lekësh të Nora Istrefit

Fustani nga Zara, i cili kushton afro 6,000 lekë ( 49.95 euro), ka mëngë në material tyl dhe fruda jo të theksuara në pjesën e poshtme. Në të gjithë gjatësinë, copa me printe trëndafili vjen me rrudha të vogla që theksojnë belin.

Ku ta gjeni fustanin 6,000 lekësh të Nora Istrefit

Nora Istrefi e shoqëroi fustanin me një palë këpucë të kuqe nga po e njëjta markë (7,000 lekë).

Ku ta gjeni fustanin 6,000 lekësh të Nora Istrefit
Shënim: Të gjitha çmimet janë vendosur në lekë në vlera të përafërta, referuar kursit të këmbimit, 19 tetor.

Përsa i përket aksesorëve, Nora zgjodhi vathët e kristaltë në formë zemre nga Alessanda Rich me vlerë afro 50,000 lekë dhe çantën Mini Lady Dior, 370,000 lekë.