Një orë më parë, Ledri postoi në llogarinë e tij të Instagram-it këtë foto. Shkrepja është më shumë se e arritur artistikisht, por ndalojmë pak tek qafa e Ledrit. Çfarë është ajo shenjë në qafën e tij?!
View this post on Instagram
E njëjta foto, u publikua edhe në Instagram-in e Anabel_Hostel dhe njerëzit janë të gjithë në një mendje. Shenja tek qafa e Vulës është padyshim e thithur (hickie) dhe natyrisht është bërë nga e dashura e tij, Sara Hoxha!
View this post on Instagram
Të të njëjtit mendim janë edhe fansat që komentojnë në Instagram-in e këngëtarit.
Si fillim çfarë është një "hickie"? Asgjë më shumë se sa një shenjë që partneri/partnerja vendos të lërë në trupin e personit tjetër. Zakonisht, të tilla shenja lihen në krahë ose qafë.
Çfarë simbolizojnë?!
1. Ky "kafshim dashurie" bëhet nga adoleshentët, kryesisht në fillimet e lidhjes, kur zbulojnë seksin dhe të puthurën. Eshtë një mënyrë për të "markuar territorin". Kështu, të tjerët do të kuptojnë që kjo vajzë/djalë të përket ty.
2. Një tjetër simbolikë e kësaj shenje të bërë enkas është për t'i treguar shokëve (të gjimnazit) që "ke kryer marrëdhënie" ose "je puthur".
Nisur nga mosha e Ledrit, nuk mendojmë se varianti i dytë qëndron, kështu me siguri është një "mesazh" nga Sara për t'i treguar gjithë atyre (që duhet të jenë pafund) që ngacmojmë Ledrin, se ai është vetëm i saj!
Ndonëse një strategji adoleshente, është e sigurt në botën e Instagram-it! Ndërkohë, Sara dhe Ledri që vazhdojnë akoma ciklin "kjo shoqni na mblodhi sonte, nuk e dinë për *lidhjen tonë", ndodhen në Paris, ku (mendojnë) se po shijojnë udhëtimin larg syve tanë!