Instagramming

Bes Kallaku publikon trailerin e filmit 'Falco'!

Shkruar nga Anabel

25 Tetor 2019

Bes Kallaku publikon trailerin e filmit 'Falco'!

Që prej qershorit të këtij viti, Bes Kallaku njoftoi se prej 2 vitesh po merret me projektin e ri kinematografik, filmin e quajtur "Faclo". 

Pak orë më parë, aktori i humorit ka publikuar për herë të parë trailerin e komedisë që do të vijë me regji dhe skenar të tij.

Bes Kallaku publikon trailerin e filmit 'Falco'!

"Pas më shumë se dy vite e gjysmë pune, shumë lodhjeje, sakrifice, ju premtoj se "Falco" do t'ju thyejë brinjët nga të qeshurat. Eshtë një pasqyrë e realitetit shqiptar, sjellë në mënyrën më komike. Ky nuk është vetëm filmi im, sepse nuk do të isha këtu pa ndihmën dhe eksperiencën e gjithsecilit që kam punuar gjatë karrierës sime.

Ky është filmi i Besit të Top Channel-it, të Portokallisë, i të "Dielës Shqiptare" dhe i të gjithëve që më keni duartrokitur deri këtu. Eshtë i të gjithë stafit dhe të ekipit të filmit, i të gjithë aktorëve dhe atyre që na ndihmuan, qoftë edhe me një gotë ujë!"- shkruan Besi në përshkrimin e trajlerit.

Bes Kallaku publikon trailerin e filmit 'Falco'!

Me çfarë Besi ka zbuluar deri më tani, komedia trajton përmes batutave dhe humorit problemet aktuale të vendit dhe politikës sonë. Siç dukej dhe në trailer, përveç kastit të aktorëve, pjesë e "Falco" do të jenë edhe personazhë të njohur si; Bleona Qerreti, Olti Curri, Lorik Cana, Dritan Shakohoxha, Rashel Kolaneci, etj.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Filmi do të shfaqet në kinematë e vendit duke filluar nga data 20 nëntor.