“Time Capsule,” koncerti i parë i Capital T në dhjetë vite karrierë rezultoi shumë i suksesshëm. Madje, reperi mendon se ishte aq i suksesshëm sa nga koncerti i tij u frymëzuan jo një, por dy artistë ndërkombëtarë.
Merakun e parë e pati me Drake. Koncerti i reperit amerikan u mbajt pas atij të Capital T dhe ky i fundit postoi dy foto nga dy koncertet me përshkrimin, “Më thoni dallimin.”
Pak më parë, Capital T postoi një foto nga një koncert i Tygas, ku vihet re një T masive, me dy ekrane në anë. Goxha e ngjashme me skenën e Capital T, siç vihet re.
"Hey, Tyga të paktën na bëj tag," shkruan reperi në Story. "Ke të drejtë të frymëzohesh."
“Çfarë mendoni ju?” pyet Capital fansat e tij në një postim të dytë, shoqëruar me #TimeCapsule effect.”
Shumica e fansave bien dakord me Capital T dhe besojnë se Tyga në mos i ka vjedhur idenë, është frymëzuar nga ai. Të tjerë thonë se Tyga-s i nis emri me T dhe s’është çudi që këtë shkronjë e ka inkorporuar në skenë.