Showbiz dhe TV

Lindi i ripropozon Venerës: Këngëtarët flasin për dasmën dhe bebin

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2019

Lindi i ripropozon Venerës: Këngëtarët flasin për

Lindi dhe Venera shpallën fejesën në qershor të vitit të kaluar përmes një postimi në Instagram, megjithatë nuk dihen ende shumë detaje për dasmën e çiftit të “The Voice” dhe planet e tyre për t’u bërë prindër. Të ftuar në “Shiko kush luan”, Venera u pyet se kur do të martohen.

Lindi improvizoi dhe u ul në gjunjë, hoqi unazën që ia ka dhuruar më parë dhe i propozoi sërish. E emocionuar, Venera u shpreh me humor se datën e dasmës e di Lindi se “ai i ka lekët”. Përgjigjja epike e Lindit: “[Ja] sa të punojmë çik.”

Lindi i ripropozon Venerës: Këngëtarët flasin për

Ndër të tjera, këngëtarja u pyet edhe në lidhje me planet për t’u bërë nënë. Nëse planet shkojnë siç duhet, "këtë vit kemi dasmën," tha ajo. "Ndërsa vitin tjetër vjen bebi.”

Lindi i ripropozon Venerës: Këngëtarët flasin për

“Ju ndjej si familje e madhe, ndaj duhet të mendojmë një mundësi që t’ju kemi të ftuar të gjithëve në dasmë,” u shpreh këngëtarja në qershor të vitit të kaluar.

Nëse dyshja gjen një vend të përshtatshëm për 75,954 fansat e Venerës dhe 18,926 fansat e Lindit, konfirmojmë pjesëmarrjen në dasmë.