Showbiz dhe TV

Fatma dhe Alfio zbulojnë gjininë e bebit përmes videos më cool të momentit

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2019

Fatma dhe Alfio zbulojnë gjininë e bebit përmes videos më

Alfio dhe Fatma e nisën ditën bashkë për dy arsye. Së pari, moderatorja feston 25-vjetorin. Së dyti, sepse vendosën të zbulojnë gjininë e bebit përmes një videoje tepër Instagrameske.

Sipër një motori – një nga pasionet e Alfios – çifti vendosi një top me pluhur ngjyrues dhe Alfio i dha gaz. E mësuan ata, e mësuam edhe ne: djalë.

“25-vjetori im i lumtur. Me dy çunat e mi të preferuar, njërin në krah dhe tjetri vjen së shpejti. Ditëlindje plot bekime,” shkroi Fatma.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on

Fatma dhe Alfio bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë një vit më parë dhe janë bashkë prej më shumë se tre vitesh. Në një intervistë, Alfio u shpreh se do të martohen në 2020. Para ose pas bebit, nuk dihet.