Kinema & TV

Këta filma horror janë horror për çdo çift

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2019

Këta filma horror janë horror për çdo çift

Të jesh me dikë është goxha e vështirë. Sidomos në filma horror ku forca njerëzore, mbi njerëzore, okulte, psikoseksuale a të tjera, bëjnë çmos që të rrënojnë e të kthejnë në çikë e thërrime një çift që tashmë është drejt ndarjes.

Këtë Halloween, duhet të shihni patjetër një film që klasifikohet si horror lidhjesh. Këtë lloj filmi, regjisorë, skenaristë dhe aktorë, e kanë përdorur për të hedhur në ekran traumat dhe vështirësitë e tyre,

Antichrist (2009)

Këta filma horror janë horror për çdo çift

Ajo, një shtrigë e trembur nga ideja se mund të ketë shkaktuar vdekjen e të birit dhe Ai, një terapist që gabon rëndë dhe e trajton gruan si paciente. Filmi ka elementë klasikë të filmave horror, si një dhelpër e çarë në dysh që flet apo fauna antropomorfike, por regjisori i përdor si shabllon për të eksploruar dinamikat e një martese drejt fundit.

Midsommar (2019)

Këta filma horror janë horror për çdo çift

Thuajse gjithë ngjarjet ndodhin në dritë të diellit, sepse ashtu nuk ke ku të fshihesh. Florence Pugh luan rolin e protagonistes së rrënuar e në zi që ka ngecur përkrah një të dashuri dështak, nga i cili nuk ndahet dot thjesht sepse është shumë vonë. Kështu që, shkojnë në Suedi për të përjetuar rituale pagane dhe për të pushuar me shpresën që gjithçka do të jetë më mirë. Kur protagonistja fillon të kuptojë ç’burrë i dobët është i dashuri i saj, dalëngadalë i dorëzohet çmendurisë.

mother! (2017)

Këta filma horror janë horror për çdo çift

Ky film ju fut brenda personazhit kryesor, që quhet nënë dhe nuk ju lëshon në asnjë moment. I përjetoni me të gjithë ndodhitë katastrofike që i ngjasojnë një feste që shkon keq. Më pas, bëhet e qartë që bëhet fjalë për një çift që jeton në ferr.

Possession (1981)

Këta filma horror janë horror për çdo çift

Kineasti polak Andrzej Zulaëski shkroi skenarin e “Possession” teksa po divorcohej nga gruaja dhe mospëlqimi i tij për institucionin e martesës vihet re në këtë rrëfenjë të Isabelle Adjani dhe Sam Neill në rolet e një çifti që përçahet nga psikozat e gruas. Gjëja më e frikshme në këtë film është Adjani, që e merr martesën e saj dhe e hap, e përgjak, e vret, e dhunon, teksa bashkëshorti i saj sheh i pashpresë.

Rosemary’s Baby (1968)

Këta filma horror janë horror për çdo çift

Roman Polanski merr një martesë të çiltër – burrë i pashëm, grua e dashur – dhe e hedh në ajër. Performanca ikonike e Mia Farroë u ndikua medoemos nga divorci me ish-bashkëshortin e saj, Frank Polanski.