Kamera! Dritat! Gatiii! Aksion!!! Kur bëhet fjalë për regjisoren e spektakleve glamoroze, Vera Grabocka, as edhe një urim për ditëlindjen e të bijës, Linda, nuk mund të jetë kurrsesi i thjeshtë.
Fillimisht, Grabocka mblodhi stafin dhe pasi i kërkoi falje të bijës që nuk mund të jetë pranë saj, këndoi me ta këngën e ditëlindjes. Pastaj Lindën e uruan edhe juria dhe konkurrentët e “Dance with me”, nga Valeri te Era Rusi. Pastaj uroi Alketa Vejsiu dhe në fund kënduan sërish të gjithë njëzëri, duke përfshirë këtë herë edhe publikun.
Kaq shumë urime me fjalë kyçe “dashuri, lumturi, bukuri, gëzim, festim” sa duken si SMS-të për Vitin e Ri të marra së bashku. Prapa shpinës së kaq shumë njerëzve, qëndronte një pamje vezulluese e kullës Eiffel, sepse Linda ndodhej në Paris.
View this post on Instagram