Celebrity

Këngëtari i njohur dhe bashkëshorti, prindër për herë të katërt: Zbulohet emri i bebushit

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2019

Këngëtari i njohur dhe bashkëshorti, prindër për

Ricky Martin është tashmë baba për herë të katërt.

Ai dhe bashkëshorti Jwan Yosef bënë publik lajmin përmes një fotoje në Instagram, ku shfaqen duke mbajtur në krahë djalin e porsalindur. “Djali ynë Renn Martin-Yosef lindi,” shkroi Ricky Martin.

Këngëtari i njohur dhe bashkëshorti, prindër për

Bashkë që prej prillit të 2016-s, Martin dhe Yosef janë gjithashtu prindër të binjakëve, Valentino dhe Matteo, dhe vajzës Lucia.

Këngëtari njoftoi se do të bëhej sërish prind gjatë Human Rights Campaign National Dinner, ku u nderua për punën e tij mbi të drejtat e LGBTQ.

Binjakët e çiftit erdhën në jetë përmes një nëne surrogate dhe sipas një interviste që dha në 2017-n, kishin në plan t'i bënin po njësoj edhe fëmijët e tjerë.