Social Buzz

Thomas Shelby, ti je? Gjejeni sa u shit kjo shishe me uiski skocez

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2019

Thomas Shelby, ti je? Gjejeni sa u shit kjo shishe me uiski skocez

Thomas Shelby (lexo: një person anonim) bleu një shishe The Macallan Fine, uiski i rrallë skocez. Shtëpia e ankandit në Londër, Sotheby, u shpreh se priste që shishja të shitej për afro 500,000 dollarë, por ja që shifra qe shumë më e majme se kaq.

Thomas Shelby, ti je? Gjejeni sa u shit kjo shishe me uiski skocez

The Macallan Fine u shit për 1.9 milionë dollarë. E përsërisim: 1.9 milionë dollarë.

Çfarë e bën kaq të kushtueshme?

Sipas Sotheby, shishja ishte pjesë e një koleksioni të rrallë që u distilua në vitin 1926 dhe u vendos në shishe në vitin 1986.

Rekordi i mëparshëm për shishen e uiskit më të shtrenjtë në botë mbahej po nga një shishe Macallan, e cila u shit për 1.5 milionë dollarë në 2018-n.

Shënim: Thomas Shelby, personazh i “Peaky Blinders” – serial i ndërtuar mbi historinë e një familjeje gangsterrësh, vendosur në Birmingamin e viteve 1919; gjithçka rrotullohet rreth një bande që mban brisqe në kapele dhe kapon e tyre, Thomas Shelby, që ndër të tjera preferon uiskin skocez.

Thomas Shelby, ti je? Gjejeni sa u shit kjo shishe me uiski skocez
Thomas Shelby