Tatuazhi i ri i Mozzik, është pika e tij më e dobët! Pak minuta më parë, reperi postoi në llogarinë e Instagram-it, një foto të tatuazhit të ri ku duket fytyra e vogëlushes Hana, e gdhendur në krahun e këngëtarit.
"Hana, vajza ime!"- shkruan Mozzik dhe foto e zgjedhur është kjo që pak kohë më parë, prindërit e publikuan në Instagram-in personal të vogëlushes.
Ndonëse gjërat mes çiftit Mozzik-Loredana nuk janë mirë dhe aktualisht secili po ndjek drejtime të ndryshme, vajza mbetet prioriteti kryesor.
I ftuar të shtunën e kaluar tek "Shiko Kush Luan", Mozzik u shpreh se Loredana, nëna e vajzës së tij ka qenë historia më serioze e dashurisë që ka patur deri më tani.
Sidoqoftë, kthehemi tek tatuazhi. Duket se baballarët e rinj duan me çdo kusht ta demostrojnë dashurinë për të vegjëlit përmes një tatuazhi që ta kenë gjithnjë me vete.
I fundit, ishte Alfio i cili ndonëse nuk është bërë ende baba, tatuazhin për të birin e ka në trup që tani!