Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

2 Nëntor 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Dashi dhe Demi

Me fillimin e muajit nëntor, duket se do të jeni gjithnjë e më të vendosur për të rritur të ardhurat. Megjithatë tregohuni të kujdesshëm, sepse për shkak të Hënës së re në fund të muajit të kaluar, menaxhimi i parave qe i vështirë.

Mos e kërkoni me ngulm rritjen e parave sepse nëse tregoheni më agresiv seç duhet, ka gjasë që përpjekjet të dështojnë. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga fillimi i muajit deri më 20 nëntor, duke sugjeruar që strategjitë tuaja në këtë fushë duhen rishikuar. Merrni kohën që ju nevojitet për t’u menduar me qetësi.

Më vonë gjatë nëntorit, më 22, Dielli do të zhvendoset te Shigjetari, gjë që do të sjellë një periudhë më të qetë. Gjatë fundjavës së 23-24 nëntorit, Afërdita do të marrë disa rreze nga Jupiteri fatsjellës – një super mundësi për të ardhurat. Kështu që bisedimet në lidhje me financat bëjini në datat 24 dhe 25 nëntor.

Nga ana tjetër, Marsi do të kundërshtojë Uranin dhe pritet të përballeni me disa shpërthime emocionale. Nuk përjashtohen shpenzimet e papritura.

Karriera juaj është në rrugën e duhur, gjë që nuk e keni imagjinuar më parë, ndaj është e qartë që i meritoni paratë.

Përsa i përket biznesit apo një marrëdhënie dashurie, keni patur shumë pak mundësi për të qenë në kontakt me të tjerët. Duket se jo gjithnjë keni rënë dakord me bashkëpunëtorët, partnerin/en ose njeriun e zemrës. Megjithatë do ta merrni situatën në kontroll rreth datës 18 nëntor, kur Marsi, sundimtari juaj, largohet nga Peshorja për të hyrë në Akrep. Në këtë periudhë, idetë tuaja kanë shumë pak mundësi që të kundërshtohen.

Nëse mendoni se partneri/ja është sjellë çuditshëm kohëve të fundit (dhe me shumë mundësi do të vazhdojë të sillet), kuptoni që problemi nuk jeni ju. Fajin e ka Marsi në Peshore, që do të provokojë vazhdimisht.

Pas 26 nëntorit, priten udhëtime në distanca të largëta. Nëse keni mundësi të pushoni, bëjeni. Thjesht sigurohuni që të jeni të kujdesshëm, pasi Neptuni mund t’ju konfuzojë pak.

Një nga ditët e preferuara të muajit do të jetë e premtja e 8 nëntorit: Hëna do të jetë te Dashi, ndërsa Saturni (qëndrueshmëri) dhe Neptuni (krijimtari, art) do të jetë në sinkron me Diellin, duke e kthyer këtë ditë në diçka të këndshme dhe tepër të lumtur. Rrethojeni 8 nëntorin në kalendar.

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2019: Dashi dhe Demi

Marrëdhëniet nuk janë gjithnjë të lehta dhe besojmë se e kuptuar në fund të muajit të kaluar, kur Urani, planeti i ndodhive të papritura, kundërshtoi Diellin dhe Hënën e re. Nëse dikush – një partner dashurie ose biznesi – ju shokoi duke ju treguar si është në të vërtetë, kjo ishte një shenjë që Hëna e re po funksiononte në çështjen e “pastrimit” të marrëdhënieve.

Në të vërtetë, në tetor, Hëna testoi sesa të forta janë disa nga raportet tuaja më të ngushta. Përsa i përket romancës, konsideroni një terapi në çift. Nëse mendoni që dëmi është i parikuperueshëm, mund të largoheni.

Megjithatë nuuk ka nevojë të shqetësoheni më shumë seç duhet, nëse mendoni që dashuria apo marrëdhëniet e biznesit janë në gjendje të mirë. Nëse jo, do të ndiheni më mirë pasi t’i jepni fund këtyre raporteve shqetësuese.

Kujtoni që Mërkuri shkoi në prapavijë më 31 tetor dhe do të qëndrojë në këtë pozicion deri më 20 nëntor, në sektorin e partneriteteve. Gjatë kësaj periudhe, keqkuptimet janë të zakonshme kështu që përpiquni më shumë për t’i kuptuar të tjerët.

24 nëntori do të sjellë mbarësi përsa i përket financave, për shkak të lidhjes së fortë të Afërditës dhe Jupiterit. Gjatë kësaj dite do të merrni një shumë të madhe ose dikush, që ju ka para borxh, do t’jua sjellë ato.

Universi do të donte që të mendoni më shumë për nevojat tuaja dhe të vendosni se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Pavarësisht situatës jo fort të qëndrueshme, gjatë muajit nëntor do të keni mundësi për të vendosur pikat mbi i.

Po kështu, Afërdita do të vendoset në Bricjap, duke e bërë të parezistueshëm sharmin tuaj nga 25 nëntori deri më 19 dhjetor. Një kohë për t’u veshur bukur dhe për të dalë. Blini rroba të reja dhe dilni në mbrëmje.

Në fund të muajit, më 27 nëntor, Neptuni – planeti romantik i lidhur me shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqësisë, festave dhe aktiviteteve shoqërore – do të ndikojë shumë te ju. Pritet një periudhë festive dhe argëtuese.

Neptuni do të qëndrojë në këtë pozicion deri në fund të qershorit të vitit 2020. Urime!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.