Maska për fytyrë dhe flokë

Ç’maska për fytyrën në kushte shtëpie përdorin VIP-et shqiptare

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2019

Ç’maska për fytyrën në kushte shtëpie

Almeda Abazi – maskë me kafe turke, kanellë, mjaltë, kos dhe të verdhë veze.

“Një herë në javë bëj një përzierje timen prej vitesh. Përziej kafe turke, me kanellë, me mjaltë, me të verdhën e vezës, shumë pak kos të trashë. Bëhet si tip kremi dhe e vendos në fytyrë. E mbaj për 20-30 minuta. Është një nga maskat më të mira që mund të rekomandoj. Më pas e laj fytyrën duke e fërkuar shumë pak. E lyej fytyrën me të bardhën e vezës që e tërheq lëkurën. Embaj për 10-15 minuta dhe në fund vë kremërat që preferoj. Një herë në muaj bëj një pastrim në qendra estetike.”

Ledina Çelo – maskë me të bardhën e vezës, vaj ulliri dhe mjaltë

“Duhet një maskë për fytyrën, para një dite të gjatë,” shkroi Ledina Çelo në Instagram në mars të këtij viti. Këngëtarja, e cila ka një lëkurë të jashtëzakonshme, përdor të bardhën e vezës së bashku me pak vaj ulliri dhe mjaltë. Maskën mund ta mbani në fytyrë për 10-15 minuta dhe më pas ta pastroni me ujë të vakët.

Leonora Jakupi – maskë me vezë, limon dhe mjaltë

Në një intervistë për “Mirage”, Leonora Jakupi rrëfeu se një nga maskat që përdor së tepërmi për të patur një lëkurë të freskët dhe të shëndetshme është ajo me të verdhën e vezës, pak limon dhe mjaltë. Maskën e mban në fytyrë për 10 minuta dhe më pas e pastron me ujë të bollshëm.

Veza në fakt është paksa e sikletshme për t’u përdorur si maskë, për shkak të aromës dhe vështirësisë për t’u pastruar, por ia vlen për efektet që ka. E pasur në vitamina, ajo parandalon aknet dhe lufton papastërtitë e lëkurës duke e ushqyer atë në të njëjtën kohë.

Leonora Jakupi – scrub me vezë

Leonora përdor të bardhën e vezës me pak sheqer. Scrub-i ndihmon në pastrimin e lëkurës pasi largon qelizat e vdekura dhe papastërtitë e tjera.

Almeda Abazi – scrub me vaj ulliri dhe kafe turke

“Gjithmonë preferoj gjërat bio. Sigurisht që i përdor produktet kozmetike, por jo ato të rëndësishmet, më të rëndësishmet i kam bio, ç’mund të bëj në shtëpi. Çdo ditë bëj scrub me kafe turke dhe vaj ulliri. I përziej dhe fërkoj lëkurën me to,” u shpreh ajo në “Pa Filtër”, në prill të një viti më parë.

Për të tjera informacione, drejtohuni këtu.