2 muaj më parë, dikush i vodhi Instagram-in Venera Lumanit dhe krejt papritur s'mund ta përdorte më llogarinë e saj.
Fatmirësisht, ia doli ta rikthente pas disa ditësh, por ajo periudhë s'ishte fare e lehtë për të. E ftuar pasditen e sotme tek "Rudina", Venera tregoi si ndodhi gjithçka, duke thënë se gabimi ishte fillimisht i saj.
"Mendoj se është një gabim i imi. Duhet të tregohesha pak më e kujdesshme. Isha aq e lodhur nga një natë përpara në koncert sa kur u zgjova në mëngjes, pashë që më kishte ardhur një email. Më kërkonte të verifikoja Instagram-in tim.
Klikova tek linku i cili më kërkonte emrin dhe password-in. Prej këtij momenti, m'u shkëput çdo gjë. S'kisha më akses. Ka qenë muaj goxha stresues, sepse merrje telefonata nga njërëz që pretendonin të më ndihmonin. Ka qenë periudhë e ngarkuar, por arrita ta rifitoj."- u shpreh Lumani.
Si e ktheu Instagram-in?!
Vetë!
"E ktheva vetë. Ndoqa të gjithë hapat që bëhen për të rikthyer një llogari dhe e bëra, nga Facebook-u u rikthye dhe Instagram-i. Disa u përpoqën të më ndihmonin, disa më futën edhe më thellë."
Venera, tha ndër të tjera se ka një ide kush mund të fshihet pas kësaj, duke thënë se hacker-i kryesor është turk, në bashkëpunim me shqiptarë, por s'ka ndërmend të merret me ta tani.
Çfarë ka me shumë rëndësi për t'i thënë njerëzve është të mos klikojnë nëpër linke-e që kërkojnë të dhëna si pasword-e apo email-e.
Dhe meqë jemi këtu, për të shpëtuar nga një vjedhje e mundshme Insagram-i, lexoni këtë artikull.