Receta te Shendetshme

Ç'duhet të hani me patjetër gjatë periodave

Shkruar nga Anabel

5 Nëntor 2019

Ç'duhet të hani me patjetër gjatë periodave

Gjatë ciklit menstrual, shijet ndaj ushqimeve ndryshojnë, por çfarë është e rëndësishme është të mbajmë një diet të balancuar gjatë këtyre ditëve, për të kompesuar çfarë humbasim gjatë hemoragjisë. 

Ushqime që duhen ngrënë:

Ç'duhet të hani me patjetër gjatë periodave

1. Brokoli

Hekuri është një nga mineralet që humbasin gjatë atyre ditëve. Brokoli do t'ju ndihmojë ta kompesoni këtë humbje. Përveç hekurit, brokoli është i pasur në fibra, magnez dhe potasium, që ndihmon në reduktimin e gjakderdhjes, relakson muskujt dhe pakëson dhimbjet.

Ç'duhet të hani me patjetër gjatë periodave

2. Bananet

Sa herë t'ju haet diçka kur jeni me perioda, kapni një banane. Ky frut është gjithashtu i pasur në potasium, magnez dhe fibra. 

Ç'duhet të hani me patjetër gjatë periodave

3.Çokollatë të zezë

Nëse ju duhej një justifikim për të ngrënë më shumë çokollatë, ja ku e keni. Çokollata e zezë përmban shumë minerale të shëndetshme që ndihmojnë gjatë ditëve të ciklit dhe ndikojnë pozitivisht në humorin tuaj.

Ç'duhet të hani me patjetër gjatë periodave

4.Salmon

Në fakt, salmoni duhet të jetë pjesë e çdo diete që konsiderohet e shëndetshme pasi përmban Omega-3 dhe shumë proteina. Përveç kësaj, salmoni do t'ju ndihmojë në rregullimin e ciklit.

Ç'duhet të hani me patjetër gjatë periodave

5. Xhinxher

Redukton dhimbjet menstruale. Shtojini çajit tuaj pak xhinxher të freskët nëse dhimbjet e barkut s'po pushojnë!

Ç'duhet të hani me patjetër gjatë periodave

6. Shumë portokalle dhe limona

Në përgjithësi duhet të konsumoni shumë fruta gjatë këtyre ditëve! Përveç vitaminave, mbajnë uji dhe fibrat që kanë do t'a mbajnë trupin tuaj të hidratuar.

Këshillohen shumë limonat dhe portokollet.