Showbiz dhe TV

Pas deklaratave të Stresit për tradhtinë, reagon Keisi

Shkruar nga Anabel

8 Nëntor 2019

Pas deklaratave të Stresit për tradhtinë, reagon Keisi

Siç mund ta dini, Stresi s’ka hequr dorë nga Keisi. Edhe pse janë të ndarë, teknikisht janë të martuar. Kur u pyet në mos shkaku i kësaj ndarjeje është tradhtia e tij, Stresi tha se s’do t’ia bënte kurrë Keisit diçka të tillë.

Gjithashtu, duhet të risjellim në kujtesë komentin e tmerrshëm në profilin e Keisit, ku një ndjekëse anonime i tha se teksa Stresi fliste me dashnoren nga burgu, ajo postonte foto të përmallura me të.

Le të themi që binomi Stresi-tradhti nuk është i ri.

Kështu, pak orë më parë, ajo mori frerët e situatës në dorë dhe shkroi si më poshtë:

“S’ma merrte mendja që shprehja ‘të tradhtosh një grua të mirë është si të zgjedhash plehrat në vend të thesarit’ do të vlente një ditë për mua, por jeta të fal atë që s’pret. Sado përpiqem t’i lë gjërat pas në heshtje, e gjejnë mënyrën për të m’u përplasur në fytyrë, kështu që më në fund do të flas publikisht. Kjo është për gjithë vajzat që krenohen kur flenë me burra të martuar. Zemër, urime. Je një kur*ë. Dua të them që të paktën ji e zonja në atë që bën dhe mbaje të interesuar. Jeni bërë shumë dhe s’ju mbaj mend të gjithave... të paktën prisni firmat!”

Pas deklaratave të Stresit për tradhtinë, reagon Keisi

Mirë, po s’do ishte keq sikur t’i jepnim një grimë faj burrit të martuar që fle me të tjera. Si thua?