TV Mania

Radha e Samantës të përmendë emrat e Ronelës dhe Zerkës, por cila qe pyetja?

Shkruar nga Anabel

9 Nëntor 2019

Radha e Samantës të përmendë emrat e Ronelës dhe

“Shiko kush luan”, rastësisht ose aspak rastësisht, ftoi këtë të shtunë (9 nëntor) Samanta Karavellën në emision. Ajo u pyet se me cilët këngëtarë do të donte të bashkëpunonte – ku përmendi Ardit Gjebrean dhe Aurela Gaçen – si edhe dy këngëtarët që NUK do të donte të bashkëpunonte KURRË.

Emri i parë ishte Ronela. Qartazi, këtë emër prisnim. Emri i dytë ishte Young Zerka. Pritej edhe ky gjithashtu. “Njëra është Ronela. Meqë jam qëlluar javën e kaluar pa arsye, Young Zerka, faleminderit!” tha Samanta.

Javën e kaluar (2 nëntor), Young Zerka u shpreh në “Shiko kush luan” se Samanta nuk e meriton famën që ka. Pas incidentit, Samanta thumboi në Instagram Zerkën dhe Ronelën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shiko kush LUAN (@shikokushluan) on