45 rastet e mëposhtme janë dërguar në një pyetësor të @anabel_hostel në Instagram – nxitur nga ky artikull – në lidhje me pyetjen “Gjëja më e pabesueshme/e paparë që kam bërë gjatë orarit të punës”.
1. Kam kërkuar për punë tjetër.
2. Kam qenë super e dehur dhe kam punuar më mirë se në çdo ditë tjetër.
3. Kam flirtuar me shefin.
4. Vendos kufjet gjoja po dëgjoj muzikë, që të mos më flasin kolegët.
5. Kam depiluar këmbët.
6. Kam fjetur gjumë.
7. I dorëzova shefit dosjen bosh, pa e bërë punën që më kërkoi. Kështu ai u nis në mbledhje me fleta bosh.
8. Kam bërë seks me të dashurin. Mbylla derën, ndërkohë kishim dhe kamerat përballë. Ishalla nuk kanë parë.
9. Masturbim.
10. Kam parë Game of Thrones.
11. Kam pastruar vetullat se s’kisha shitje.
12. Kam ndërruar linesin brenda zyrës së punës (p.s. mbulova kamerën).
13. Kam bërë seks me shefin.
14. Mora macen me vete dhe e prezantova si fëmijën tim.
15. Mësova për provimet.
16. Kam parë një sezon të Peaky Blinders.
17. Kam parë gjithë seritë e Hostel by Anabel.
18. Kam dhënë një intervistë pune në Skype për stjuardesë.
19. Jam hequr sikur isha sëmurë, në mënyrë që të largohesha.
20. Kam fjetur gjumë në magazinë.
21. I mësoja të tjerëve belly dance dhe si të bënin twerk.
22. Kam marrë fallxhoren për të më parë filxhanin.
23. Kemi luajtur murlan, banaku vs. kamarierët.
24. Kam fjetur tetë orë gjumë. Erdhi shefi dhe më pushoi nga puna.
25. I hidhja redbullit Grey Goose (vodka) Brenda.
26. Kam parë porno.
27. Kontrolloj historikun e kompjuterave të kolegëve dhe shoh që kanë parë porno.
28. Kam lexuar Anabel, sidomos sex and relationships (seksi dhe marrëdhëniet).
29. Këndoj me sa fuqi kam në kokë sikur po jap koncert, ndërkohë që punoj në hotel dhe supozohet të jetë qetësi.
30. Shtypja puçrrat.
31. Kam kërcënuar klientin.
32. Kam mbaruar një serial turk brenda javës.
33. Ecja ngadalë që të shtyja orët, sepse pronarët ishin shumë të hallakatur.
34. Kam lexuar “Pse meshkujt dashurojnë kuçkat?”.
35. Shkova në shtëpi, bëra dashuri me burrin dhe ika sërish në punë.
36. Kam kërkuar për punë tjetër.
37. Kam bërë seks oral.
38. Kam vjedhur disa lekë. Nuk pendohem se e meritonin.
39. Jam "zhdukur" gjatë orarit të punës. Ika në kafe.
40. U hoqa sikur më ra të fikët se doja të ikja në shtëpi.
41. Vodha letrat higjienike se përtoja të blija.
42. Kam ngrënë nga ushqimi i kolegëve, fshehurazi.
43. Aktivizoj gjithmonë sistemin e alarmit, kot për qejf.
44. Kam biseduar me mesazhe erotike gjatë një mbledhjeje me shefen.
45. Kam printuar projektet e klasës te printeri i zyrës.