Top List

Burrat më seksi në Shqipëri për vitin 2019 sipas Anabel

Shkruar nga Anabel

13 Nëntor 2019

Burrat më seksi në Shqipëri për vitin 2019 sipas Anabel

Ja ku takohemi sërish, në këtë traditë të përvitshme. People zgjodhi si burrin më seksi për 2019-n John Legend, fitues i çdo çmimi prestigjoz dhe gjithashtu, bashkëshorti i Chrissy Teigen. Për fat të keq, ata të People nuk janë në dijeni të bukuroshave këtu në Shqipëri, kështu që e ndjemë për detyrë të krijojmë një listë tonën. Renditja është rastësore, por ju mund të votoni në fund për ta bërë të qartë kush është më seksi nga të përmendurit.

Flori Mumajesi

Burrat më seksi në Shqipëri për vitin 2019 sipas Anabel

Këtë vit, Flori luajti me zemrat e fansave duke thënë që do të largohet nga muzika. Pastaj ndërroi mendje. Pastaj u zhduk. Pastaj u rikthye dhe më në fund,  publikoi këngën që do të pushtojë dasmat. Pozicionimi si romantik mendojmë se pati kulminacionin e tij me “Thjesht të du.” Disa i bëri të duan të martohen me partnerin, disa i bëri të duan të martohen me Florin.

Robert Berisha

Burrat më seksi në Shqipëri për vitin 2019 sipas Anabel

Pasi fansat jetëgjatë të çiftit Robert-Nora qanë sa munden për ndarjen e tyre, arritën në përfundimin e pashmangshëm. Roberti është beqar tani. jo se fakti që ishte i martuar ndaloi njeri të jargavitej pas tij, por tani është çik më i theksuar. Meqë ra fjala, e keni vënë re që ky njeri nuk plaket asnjë fije?

Capital T

Burrat më seksi në Shqipëri për vitin 2019 sipas Anabel

Nëse Capital T ju shtyp me makinë, ju thoni faleminderit. Pas koncertit të suksesshëm (dhe akuzave të çmendura për kopjim nga artistë ndërkombëtarë që nuk duam t’i diskutojmë më), pas veprave të shumta të bamirësisë dhe pas bashkëpunimit më të suksesshëm të vitit (Fustani), është e pamundur ta injorosh Capital T. E urojmë që ka gjetur modelin flokë-mjekër që i shkon. Mos guxo ta ndërrosh.

Alban Ramosaj

Burrat më seksi në Shqipëri për vitin 2019 sipas Anabel

Engjëllori i LLT s’mund të mungonte. Thjesht kujtoni skenat romantike me Zoin, atë zërin e zvargur, por të butë, portretin e ëmëbl. Ju e dini për çfarë po flasim. Dhe kur të ngopeni me LLT, kaloni nga “T’kom dasht” dhe nga Instagrami për foto në dukje të pafundme në shtrat. Sigurisht, arsyeja e vërtetë pse është në këtë listë është kjo foto, por le të mos tregohemi të cekëta.

Eni Shehu

Burrat më seksi në Shqipëri për vitin 2019 sipas Anabel

Jo të gjithë i kanë qejf çunat romantikë dhe kjo është e drejta e tyre. Prandaj, për ju, sjellim Eni Shehun, ndoshta poli i kundërt i Alban Ramosajt. Kur*ari i LLT (na vjen shumë keq, por është e vërteta) i bëri të gjithë ta kenë inat. Por vetëm shkurtimisht, se ky inat u shndërrua në një tërheqje të pashpjegueshme që pakkush ia pranoi vetes. Si mund të tërhiqesh nga një kur*ar? Është shumë normale. Sidomos kur ai poston rregullisht foto nga palestra.

Alaudin Hamiti

Burrat më seksi në Shqipëri për vitin 2019 sipas Anabel

Për audiencën tonë më të pjekur, që e di çfarë janë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe si rrobat e zezat ndahen nga ato me ngjyrë, sjellim Alaudin Hamitin. Moderatori dhe gazetari është i gjatë, i kuruar, ka trup të mirë, vishet bukur, kujdeset për familjen dhe është i zoti në punën që bën. S’e dimë ç’mund të kërkoni më shumë nga jeta, por nëse e gjeni, na thoni që ta përfshijmë në listën e vitit që vjen.