Shtepia VIP

Brenda shtëpisë së frikshme që po shet Kim Kardashian

Shkruar nga Anabel

13 Nëntor 2019

Brenda shtëpisë së frikshme që po shet Kim Kardashian

Ju kujtohet turneu i shtëpisë së Kim Kardashian për Vogue, që i fiksoi të gjithë me lavamanët e çuditshëm? Tani do të fiksoheni me apartamentin e saj në Calabasas, ndryshe i njohur si varreza e entuziasmit. Askush nuk e quan varreza e entuziasmit, por duhet.

Kim ka nxjerrë për shitje një nga pronat e saj të shumta. Apartamenti ndodhet në brendësi të qytetit dhe gjendet më pak se 5 km larg shtëpisë së saj njësoj të frikshme në Hidden Hills ku banon me Kanye West dhe fëmijët. Nuk e dimë pse ka dy shtëpi kaq pranë njëra-tjetrës, por ndoshta është punë të pasurish.

Brenda shtëpisë së frikshme që po shet Kim Kardashian

Brenda shtëpisë së frikshme që po shet Kim Kardashian

Kjo sipërfaqje prej 210 metrash katrorë gjendet në kompleksin luksoz Avanti dhe është blerë fillimisht për 1.6 milionë dollarë. Teknikisht, është në pronësi të Kim, por ajo dhe Kanye e rinovuan me ndihmën e arkitektit beg Vincent Van Duysen, që përshkruhet si “mjeshtri i brutalizmit.”

Brenda shtëpisë së frikshme që po shet Kim Kardashian

Brenda shtëpisë së frikshme që po shet Kim Kardashian

Muret, tavani, kuzhina, thuajse gjithçka është material i ftohtë, në gjithë nuancat e bezhës. Mund të bëhet e juaja për vetëm 3.5 milionë dollarë. Telefononi tani!

Burimi: Cosmopolitan