Instagramming

Vijon sherri mes Jul Dedës dhe Mira Kazhanit

Shkruar nga Anabel

13 Nëntor 2019

Vijon sherri mes Jul Dedës dhe Mira Kazhanit

Sherri virtual mes Julian Dedës dhe Mira Kazhanit, jo vetëm që nuk u la me aq, por duket se degjeneroi edhe më.

Së fundmi, aktori i humorit postoi një status në Facebook ku shkruan: 

"Kaq e dështuar je sa çdo kritikë që shkruhet në Facebook, edhe kur nuk të përmendet emri e kupton se bëhet fjalë për ty."

Vijon sherri mes Jul Dedës dhe Mira Kazhanit

Këtij statusi, Kazhani iu përgjigj përmes një Instastory kështu:

"Ja dhe një lajm i mirë nga Juli. Reflekton kur i thua se as gruaja e tij s'ka burrë!"

Deri tani, jemi ende tek "kunjat" dhe ironitë, por postimi i fundit i Dedës e çoi debatin drejt degradimit.

Pak më parë, në Instastory-n e tij postoi këtë foto, në krye të së cilës shkruan:

Vijon sherri mes Jul Dedës dhe Mira Kazhanit

"O vajzë, pasi familjes sime t'i hash atë që nuk thuhet, gjej një burrë për vete se të qetëson..."

Pra, aktori i humorit vijon t'i mëshojë "mungesës së burrit" duke menduar se është sulmi i duhur, për të ulur figurën e gazetares. Gjithsesi, 85% e njerëzve të përfshirë në sondazhin e bërë në Anabel.al, pasi ndoqën debatin, menduan se është  "goditje e ulët" nga ana e tij fakti që përmend dhe kapet me beqarinë e dikujt.

Vijon sherri mes Jul Dedës dhe Mira Kazhanit

Përplasja mes Kazhanit dhe Dedës nisi pas publikimit të një artikulli të publikuar në Tirana Post, ku gazetarja trajtoi protestën e Astiriti si një kauzë e cila dështoi.