Për mendimin tonë

Na duket ne apo Edi Rama i ngjan shumë Ismail Qemalit?

Shkruar nga Anabel

14 Nëntor 2019

Na duket ne apo Edi Rama i ngjan shumë Ismail Qemalit?

Nuk na e merrte mendja që do të vinte dita dhe do të shkruanim një titull dhe një artikull të këtillë, por ja që erdhi. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për Muhamed Veliun në “Top Talk” dhe bëri plot njerëz të picërronin sytë dhe të thonin “ore, se ç’ka diçka të çuditshme ky këtu.”

Çudia, bashkëvuajtës, qëndron te ngjashmëria e papritur e Edi Ramës me Ismail Qemalin. Duke marrë parasysh flamurin në cep të videos, poltronin e kuq, mjekrën më të gjatë se zakonisht, mustaqen e spikatur e kostumi i zi skrop, s’ju vëmë faj nëse dyshoni për ndonjëfarë lidhjeje gjaku.

Na duket ne apo Edi Rama i ngjan shumë Ismail Qemalit?

Na duket ne apo Edi Rama i ngjan shumë Ismail Qemalit?

Sa rastësor është ky ~look~ i kryeministrit, pak javë larg Festave të Nëntorit, në një moment ku elektorati është më i acaruar se kurrë? Ndoshta s’është fare rastësor. S’do ishte e pazakontë që Rama të synojë të përcjellë të njëjtën ndjesi shprese dhe besimi te e ardhmja si Ismail Qemali, një burrë shteti me plot gojën. Truri është misterioz dhe nëse ne e bëmë këtë lidhje dhe e materializuam, të tjerë e kuptuan në pavetëdije dhe lidhën dy figurat bashkë.