Çfarë po ndodh rreth nesh

Probleme ekonomike dhe pamundësi për të punuar: Studentja e inxhinierisë i jep fund jetës

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2019

Probleme ekonomike dhe pamundësi për të punuar: Studentja e

Një ngjarje e rëndë tronditi pardje në mbrëmje vonë qytetin e Rrëshenit, ku studentja e vitit të fundit në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, Adela Gjoka, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 11 i pallatit ku jetonte.

Familjarët e të ndjerës deklaruan për mediat se vajza kishte probleme shëndetësore dhe së fundmi kishte kryer një kontroll në spital, pasi gjendja e saj nuk përmirësohej.

Burime të tjera thonë se stresi i provimeve dhe problemet e rënda ekonomike e detyruan Adelën të hidhej nga kati i 11 i pallatit ku banonte me prindërit, banesë të cilën ua kishte falur pronari i pallatit sepse nuk kishin mundësi ekonomike.

Po kështu thuhet se prej kohësh ajo kërkonte një vend pune, si një mënyrë për të ndihmuar familjen që jetonte në varfëri ekstreme dhe kishte borxhe për të shlyer.

Banorët thanë se Adela përpara se të hidhej nga pallati kishte lidhur në sy një shami.

(Shënim! Nëse vuani nga ankthi dhe të tjera çrregullime të shëndetit mendor dhe emocional, ju lutemi lexoni në vijim dhe kontaktoni me specialistët:

30 gjëra që bëjnë shqiptarët që vuajnë nga ankthi për të lehtësuar simptomat

Gjithë gjërat që doni të dini për seancat me psikologun

Rrëfimi i një vajze shqiptare me depresion: "Çfarë do të doja të mos më kishin thënë kurrë")

Burimi: Newsbomb.al dhe Gazeta Shqip