Tradhëtia

Zbulova tradhtinë e partnerit në mënyrën më të çmendur

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2019

Zbulova tradhtinë e partnerit në mënyrën më të

1. Kisha një vit me ishin, madje jetonim bashkë. Një natë, kur nxorra qenin për shëtitje, ai kreu nevojat personale dhe nxorri jashtë një prezervativ. Unë merrja kontraceptivë dhe s’kishim përdorur prezervativë për të paktën gjashtë muaj. Kur e konfrontova, më tha: “A mund të vlerësojmë pak faktin që përdora mbrojtje?”

2. Më tha se ishte sëmurë për Valentin dhe nuk dilte dot për darkë. Meqë kisha rezervuar, ftova babin. Rrugës për te tavolina, gjeni kë shohim ngjitur me një vajzë nga shkolla ime? Babi e bëri rezil para gjithë restorantit. Ishte fantastike.

3. Isha turni i tretë në urgjencë kur vjen një motorr i aksidentuar. Ishte i dashuri im dhe dashnorja e tij. Bëra më të mirën dhe nuk reagova në moment. I thashë që telefonova të ëmën dhe ajo tjetra ishte mirë. I iku ngjyra nga fytyra dhe filloi të belbëzonte kur unë po dilja nga dhoma.

4. Isha diagnostikuar me kancer dhe po trajtohesha. Një ditë, shkova në shtëpi herët që t’ia bëja surprizë bashkëshortit. E shoh në krevat me terapisten tonë të martesës dhe ajo kishte veshur çizmet e mia të preferuara. Mesa duket, kancerin ma kishte shkaktuar HPV. Ai më tradhtonte prej dhjetë vitesh, që kur u lidhëm.

5. Harroi që e ndiqja në Instagram dhe postoi ekon e bebit që po priste nga një grua tjetër.

6. Më tradhtonte me komshien e një kati më sipër. Një ditë, po bënin shumë zhurmë dhe u ngjita sipër t’i kërkoja të ulnin zërin. Derën ma hap i dashuri dhe komshia. Shumë moment i sikletshëm.

7. Ai më mori në telefon pa dashje dhe e dëgjova që po bënte seks me një tjetër. E lashë telefonatën hapur, shkova te shtëpia e tij dhe hyra brenda me çelësin që më kishte dhënë. Bëri sikur s’ishte ndonjë gjë, deri kur i tregova që po i dëgjoja prej disa minutash. Vajza tjetër s’ia kishte idenë se ishte i lidhur. Ikëm të dyja dhe e lamë aty.

8. Prindërit e tij erdhën të na vizitonin dhe gjatë një dreke, më dhurojnë një çantë plot me gjëra bebesh. Unë nuk isha shtatzënë, por kështu u kishte thënë ai prindërve.  I ati më mori në telefon dhe më tregoi gjithçka. Më kishte tradhtuar me dikë tjetër dhe ajo kishte mbetur shtatzënë. Në mendjen e tij, plani ishte i pacen.

9. Isha e lidhur me ishin tim për dy vjet. Gjatë gjithë kohës, ajo ankohej për ish të dashurën e vet, sa shumë e urrente e gjëra të kësaj natyre. Kur u ndamë, i kontrollova profilin e Facebookut fshehurazi dhe shoh që ishte “në një marrëdhënie” me ishin që shante. E pyeta ishin e saj prej sa kohësh ishin bashkë. Prej gjashtë vitesh. S’ishin ndarë kurrë dhe unë isha ajo tjetra për dy vjet.

10. Gjatë verës isha i lidhur me një vajzë. Pak kohë pasi u ndamë, ajo u lidh me dikë tjetër. Pa u bërë vit, ajo postoi diçka për përvjetorin e parë në Instagram. Një vit më parë, ne ishim ende bashkë.

Burimi: BuzzFeed