Fundjava që shkoi ishte shumë, po shumë e ngarkuar për Beyonce-n! Ylli i pop-it u mor me eventin e organizuar nga Jay Z për fondacionin "Shawn Carter". Në të dyja netët, kryefjala ishte pamja e Beyonce-s!
Pas fustanit mahnitës, e kishte radhën një tjetër veshje magjike. Bey u frymëzua nga moda e viteve 20-të dhe dukej kështu!
Fustani (që dukej më tepër si vepër arti) ishte dizenjuar nga Roberto Cavalli. Në dukje transparent, i gjithi ishte i punuar me temina dhe gura që shkëlqenin. Pjesa e krahërorit, pushtohej nga puplat!
Për aksesorë, Beyonce zgjodhi një palë vathë të mëdhenj emerald që kombinonin me unazat që mbante në gisht.
Në ndryshim nga nata e parë, Beyonce zgjodhi një grim më të rëndë dhe flokë natyralë të kapura lirshëm pas. Frymëzimi?! "The Great Gatsby!"
Beyonce solli versionin modern të epokës së Daisy-it dhe sigurisht, ja doli ta mbajë siç duhet pamjen nga fillimi gjer në fund!
Fondacioni "The Shawn Carter Foundation" është themeluar duke patur qëllim kryesor bamirësinë, që në vitin 2003 nga Gloria Carter dhe djali i saj, Jay Z.
Ky fondacion mbështet sipërmarrje që çojnë përpara rininë apo komunitetet në nevojë përmes programeve që disponon si fonde bursash, zhvillime profesionale, e shumë të tjera.