Sigurisht, jo të gjithë janë Peshore – shumë janë Binjakët – por kur dëgjojmë dikë të famshëm të thotë jam Peshore, s’na bën më përshtypje. Madje e presim.
Që një Peshore të bëhet e famshme a e njohur s’është e çuditshme pasi s’u pëlqen të jenë si të tjerët. Peshoret ndihen vetvetja kur bien në sy. Gjithashtu, janë shenjë shumë shoqërore dhe e kanë të lindur aftësinë për të krijuar shoqëri a marrëdhënie profesionale që i ndihmojnë në rrugën drejt famës dhe suksesit.
Të bëhesh dhe të jesh i famshëm janë dy gjëra të ndryshme. Për të mirëmbajtur këtë famë, Peshoret punojnë shumë dhe shohin gjithmonë drejt suksesit, prandaj themelojnë biznese të shumta.
Peshoret njihen për fiksimin e tyre me pamjen e jashtme dhe të qenit tërheqës. Besojnë se ngaqë duken mirë, gjithçka do të shkojë mirë. Ndonjëherë, njerëzit i kritikojnë për vanitet. Sidoqoftë, Peshoret janë serioze, joshëse, të hijshme dhe gazmore. Janë magnet për njerëzit, që shpjegon pse kaq shumë prej tyre janë të famshëm.
Peshore të huaja të famshme:
Bruce Springsteen, Will Smith, Gwyneth Paltrow, Hilary Duff, Zach Galifanakas, Catherine Zeta-Jones, Michael Douglas, Julie Andrews, Brie Larson, Gwen Stefani, Kate Winslet, Simon Cowell, Matt Damon, Bruno Mars, Cardi B, Hugh Jackman, Usher, Eminem, Zac Efron, John Krasinski, Snoop Dogg, Kim Kardashian, Lil Wayne, Dakota Johnson, Halsey, Ryan Reynolds etj.
Peshore shqiptare të famshme
Aurela Gaçe, Saimir Pirgu, Lori Hoxha, Valdrin Sahiti, Isli Islami, Enca, Noizy, Mozzik, Gashi, Andresa etj.