Celebrity

10 muaj pas ndarjes, ish-çifti s'rri dot larg njëri-tjetrit!

Shkruar nga Anabel

21 Nëntor 2019

10 muaj pas ndarjes, ish-çifti s'rri dot larg njëri-tjetrit!

Gigi Hadid i dha fund romancës së verës me Tyler Cameron për t'ju kthyer dashurisë së vjetër, Zayn Malik! Mos e keqkuptoni fjalën "kthyer" (sepse nuk ka ende një rikthim zyrtar), por dyshja ka nisur sërish komunikimin.

10 muaj pas ndarjes, ish-çifti s'rri dot larg njëri-tjetrit!

Sipas E!News, ish-çifti mori gjithë kohën e duhur për të qëndruar vetëm, por aq ishte. Gigi është shumë mbështetëse ndaj tij dhe prania e Zayn e bën të ndihet në shtëpi.

Gjithsesi, po i njëjti burim i paralajmëron fansat të mos entuziazmohen akoma sepse pajtimi nuk ka mbërritur ende në pikën kulminante.

Dyshja ka patur gjithnjë një marrëdhënie të nderlikuar. Ata u ndanë në mars të 2018-ës, pas 2 vitesh lidhje dhe u kthyen sërish në prill. Në janar të vitit tjetër, konfirmuan ndarjen e dytë, por pa dhënë asnjë deklaratë.

10 muaj pas ndarjes, ish-çifti s'rri dot larg njëri-tjetrit!

Pavarësisht gjithë ç'ka ndodhur nuk do shumë për të kuptuar se mes dyshes ka mbetur akoma diçka. Edhe për sa kohë Gigi do të jetë single? Pak, me siguri!