Shtepia VIP

Brenda shtëpisë plot ngjyra të Bill dhe Hillary Clinton

Shkruar nga Anabel

22 Nëntor 2019

Brenda shtëpisë plot ngjyra të Bill dhe Hillary Clinton

Bill dhe Hilary Clinton mund të jenë larguar nga Shtëpia e Bardhë thuajse 20 vite më parë, por në dallim nga çiftet e tjerë presidencialë, ata zgjodhën të banonin në kryeqytetin amerikan edhe pas përfundimit të mandatit.

Si rrallëherë, Hilary hapi dyert e shtëpisë së tyre neo-xhorxhiane për Architectural Digest.

Brenda shtëpisë plot ngjyra të Bill dhe Hillary Clinton

Në fotot e realizuara nga revista vihen re serra e bollshme me bimë e lule dhe pishina me madhësi të konsiderueshme. Në intervistën që shoqëron fotot, ish-sekretarja e shtetit tregon për ditën që pa shtëpinë, në vitin 2000, vitin e fundit të Bill Clinton si president.

“Ishte një reagim emocional,” tha ajo. “Kur u zgjodha në senat në vitin 2000, e dija që na duhej një shtëpi për të jetuar në Washington. Kështu që fillova të kërkoj. Dhe e ndjeva shumë këtë shtëpi, ishte emocionale.”

Brenda shtëpisë plot ngjyra të Bill dhe Hillary Clinton

E njohur thjesht si Whitehaven, rezidenca ndodhet në Whitehaven Street, një rrugë pa krye tre kilometra larg Shtëpisë së Bardhë. Asokohe, çifti shpenzoi 2.85 milionë dollarë për 510 metra katrorë hapësirë, që ndodhet pranë një zone që njihet si “Embassy Row,” i përngjashëm me bllokun e Ambasadave në Tiranë.

Brenda shtëpisë plot ngjyra të Bill dhe Hillary Clinton

“U ngjita në katin e tretë dhe pashë pemët në kopshtin e pasëm të Ambasadës Britanike – m’u duk sikur isha në Londër a New York,” vijoi Clinton. “Kopshtet ishin gjëja më e mrekullueshme që më kishin zënë sytë.”

Bill dhe Hilary Clinton, zyrtarisht, banojnë në Chappaqua, New York, por shtëpia në Washington DC u shërbente si “një strehëz e ngrohtë” larg jetës në senat.

Brenda shtëpisë plot ngjyra të Bill dhe Hillary Clinton

Rinovime thelbësore

Pasi blenë shtëpinë me tulla të kuqe, ndërtuar në vitin 1951, Clinton-ët nisën rinovimet. Nga viti 2003 deri në 2006, ajo punoi me arkitekten Rosemarie Howe për të arreduar shtëpinë.

“Donim të sillnim më shumë dritë brenda dhe të krijonim më shumë hapësirë për t’u ulur dhe relaksuar,” tha Howe për Architetural Digest. “Gjithashtu donim ta hapnim shtëpinë dhe dhomat e brendshme me fytyrë nga ky kopsht fantastik në oborrin e pasëm.”

Brenda shtëpisë plot ngjyra të Bill dhe Hillary Clinton

Howe, që gjithashtu arredoi shtëpinë në New York të Clinton dhe zyrën e saj në Departamentin e Shtetit, krijoi një serrë të gjerë, nën dritën e diellit, dekoruar në tonalitete të të kuqes dhe rozës. Nëpër cepa të shtëpisë vihen re dhurata të shumta nga njerëz të rëndësishëm, si një servis çaji, dhuratë nga Nelson Mandela dhe një foto e personalizuar e ish monarkut të Jordanit, Mbreti Hussein dhe e veja e tij, Mbretëresha Noor.

Brenda shtëpisë plot ngjyra të Bill dhe Hillary Clinton

Gjithashtu, përveçse zgjodhi mobiljet, Howe ribëri banjat dhe kuzhinën. Nëna e Hillary Clinton, Dorothy Rodham, sugjeroi bojërat, letrat e murit dhe paternat. Rodham jetoi në këtë shtëpi para se të ndërronte jetë në vitin 2011.

Brenda shtëpisë plot ngjyra të Bill dhe Hillary Clinton

“Clinton-ët janë shumë të lidhur me të kaluarën,” vijoi Howe . “Ishte me rëndësi për të [Clinton] që njerëzit të hynin dhe të mos ndiheshin të intimiduar. Donte që të gjithë të ndiheshin rehat.”

Brenda shtëpisë plot ngjyra të Bill dhe Hillary Clinton

Clinton tha për Architectural Digest se e përdor hapësirën e oborrit – ku gjendet një pishinë, shtëpizë buzë pishinës dhe një kopsht i mirëmbajtur – për të organizuar festa me qindra e qindra të ftuar.

Brenda shtëpisë plot ngjyra të Bill dhe Hillary Clinton

“Kaloj sa më shumë kohë të mundem këtu,” shtoi ajo.

Burimi: CNN