Showbiz dhe TV

Young Zerka flet për zënkën me Samantën: ‘Më vjen keq për njerëzit mosmirënjohës’

Shkruar nga Anabel

23 Nëntor 2019

Young Zerka flet për zënkën me Samantën: ‘Më vjen

Young Zerka u prononcua për Prive në lidhje me zënkën që nisi mes tij dhe Samanta Karavellës. Teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan,” reperit iu kërkua të gjuante me bojë artistin që nuk e meriton famën që ka. Zerka zgjodhi Samanta Karavellën.

“Unë nuk njihem se shkaktoj sherre. Unë i gjithmonë mundohem t’i devijoj këto lloj gjërash, por kam qenë në një pozitë ku duhet të gjuaja dhe gjuajta dikë që ashtu e shoh. Nuk e di pse personi e mori aq personale. Më vjen keq për njerëzit që janë mosmirënjohës. Këtu e kam më shumë. I urojmë suksese, gjithsesi,” tha ai, pa qartësuar për çfarë duhet të jetë mirënjohëse Samanta.

Pas incidentit, Samanta reagoi në Instagram. Nën videon ku Zerka nënkupton se Samanta kot që është e famshme, ajo shkruan: “O Koçi, s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia...” dhe “Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja!!!”

Gruaja në këtë mes është Ronela Hajati, që është e lidhur me Zerkën, ka qenë dikur shoqe e ngushtë me Samantën, por diçka ndodhi dhe s’janë më.

Më pas, e ftuar në puntatën e rradhës të “Shiko kush luan,” Samanta zgjodhi pikërisht Zerkën dhe Ronelën si dy njerëzit me të cilët s’do të bashkëpunonte kurrë. “Njëra është Ronela. Meqë jam qëlluar javën e kaluar pa arsye, Young Zerka, faleminderit!” tha Samanta.

Javën tjetër tjetër, Ronela u ftua në “Shiko kush luan” dhe qartësoi konfliktin mes saj dhe Samantës. “Çfarë ka ndodhur e quaj budallallëk. S'kam patur kurrë konflikt real me të pandehurën (Samantën). Ideja është që unë kurrë s'kam folur për këtë temë. Nëse më ka përmendur s'di ç'të them. Reagimi s'më mërziti fare. Nuk jemi sharë kurrë dhe s'e di farë çfarë ndodhi. Ajo thjesht iku!"- u shpreh këngëtarja.