Fatma Methasani është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Alfio Rrotani do të bëhen prindër të një djali. Një djali që me shumë mundësi, kur të rritet, do të kërkojë prindërit e tij në YouTube. Dhe kur kjo të ndodhë, do të gjejë këtë video të Fatmës në “Pop Culture” që i thotë diçka me rëndësi.
“Do i thoja që mami nuk ka qenë gjithmonë kaq e shëndoshë (qesh).
Por që të jem realiste do i thoja: E shikon si i shkëlqejnë sytë mamit kur flet për babin tënd? Qëllimi i jetës sate do të jetë të gjesh dhe ti një vajzë që t’i shkëlqejnë kështu sytë kur të flasë për ty.”
Këtu përlotet Dojna, përlotet Fatma, përlotet peceta në tavolinë, përlotemi ne, ju dhe nusja e ardhshme e djalit të Fatmës.