Mirë se erdhët në një tjetër makth televiziv. Jul Deda sapo përforcoi se përveçse homofob, është edhe mizogjen. I ftuar në “ThumbON,” Deda iu rikthye debatit me Mira Kazhanin, të cilës iu drejtua tërthorazi në një status në Facebook ku kërkonte t’i gjendej një burrë që të qetësohej. Deda reagoi në lidhje me një shkrim të Kazhanit, ku ajo shprehet kundër protestave të Astirit.
“Unë këtij personi nuk ia kam përmendur emrin në asnjë status. Ajo, duke qenë se është një person që gabon shumë, e kupton që bëhet fjalë pikërisht për të. Ajo është një batutë në fund fare. Ky është mendimi im. Kur unë shikoj që në këtë vorbull, e gjithë grania ësht lëshuar për të mbrojtur njëra-tjetrën, në këtë botë maskiliste ku mashkulli vendos [bla, bla, bla] këto përallat e mëdha... Se thashë për keq përrallat, se përrallat janë diçka e bukur, nuk pres që një grua apo një femër të dalë e të bëjë një shkrim kundër të njëjtës gjini që vuan tek Astiri, që janë rrahur, që janë persekutuar, që janë nxjerrë nga shtëpia. Unë këtë s’e pres dhe më duket pa sens që të ndodhë,” tha Deda.
Patriarkati është një përrallë e bla, bla, bla? Siç ju thamë, makth televiziv.
Fatma Haxhialiu, që s’kishte asnjë pikë durimi të mbetur për gjepurat e Dedës, tha: “Ti po të jesh burrë meqë e ke merak këtë statusin e burrit, mund t’i kërkosh falje publike.”
“Unë t’i kërkoj falje asaj? Po t’u kërkojë ajo falje gjithë grave të Astirit, i kërkoj unë falje,” u përgjigj Deda, duke nënkuptuar se fajin për gjithçka e ka gazetarja
Haxhialiu: “Pse Mira Kazhani e ka bërë gjithë atë që u bë në Astir?
Deda: “Pse unë e thashë atë? E ka thënë Çurçilli.”
Nëse s’e vutë re, aktori bën çmos që të injorojë kë duhet të fajësojë vërtet për atë që ai e quan një krim të madh dhe t’ia hedhë të gjitha mbi supe Kazhanit, që thjesht shprehu mendimin e saj.