Historia Ime

Këto histori të sikletshme do t’ju bëjnë të hiqni dorë nga seksi

Shkruar nga Anabel

25 Nëntor 2019

Këto histori të sikletshme do t’ju bëjnë të hiqni

1. Ishte hera e parë që provoja seks anal me të dashurin. Kishim pirë ca dhe më në fund, më bindi. Përdori lubrifikant, por për pak minuta, kisha marrë flakë! Isha alergjike ndaj lubrifikantit. Isha e enjtur dhe më kruhej kaq shumë. Që nga ajo ditë, s’kam provuar më seks anal.

2. Atë natë, ishim goxha më të lagur se zakonisht, por thjesht menduam se ishim të eksituar. Pa poshtë dhe më pyeti mos më kishin ardhur periodat. I thashë jo, por pastaj kur u tërhoq, pamë gjak gjithandej. Vumë re që po dilte nga penisi i tij. Kapëm një peshqir dhe i ushtruam presion që të pushonte gjakderdhja. Shkuam në spital sepse patjetër kishte thyer diçka. Teksa prisnim, ndjeva të më rridhte diçka nëpër këmbë. Meqë s’kishim ndaluar së bëri seks në momentin që ndjemë lagështirë, më kishte mbushur me gjak. Sigurisht, kisha veshur një fund të bardhë.

3. Shkova t’i çoja tortën e ditëlindjes një shoqeje, tortë që e kisha bërë vetë, dhe shoh që gjithë shoqëria ime po bënte një orgji. U mërzita shumë sepse vetëm mua s’më kishin ftuar. Më thanë që mund t’u bashkohesha nëse doja, por ishte e qartë që askush s’më donte aty. Lashë tortën dhe ika në kinema vetëm.

4. Njoha njërin në një party dhe shkuam në shtëpi bashkë. Teksa po bënim seks, i ra dhëmbi. Ishte aq errësirë sa s’e mora vesh çfarë më goditi në ballë, por pastaj më tha: “A mund të ma fusësh pak dhëmbin në gojë, të lutem?” Ishte shumë e shpifur, por dolëm dhe ca herë të tjera bashkë.

5. Kisha ca kohë që dilja me njërin dhe gjatë festave më ftoi që të takoja babain e tij beqar. Ishte super seksi. Një miksim i Channing Tatum, Bradley Cooper dhe David Beckham. I dashuri u largua të shihte një ndeshje me shokët dhe unë ngela vetëm me të atin në shtëpi. Një gjë pasoi tjetrën dhe unë dhe babai i të dashurit tim po e bënim në kuzhinë. Rreth orës një të natës, i dashuri im kthehet në shtëpi dhe na gjen bashkë. Na sheh dhe thotë: “Seriozisht ba? Prapë?”

6. Unë dhe ishi po bënim seks në pozicion misionari. Në momentin që po ndërroja këndin e ijeve, ai ndryshon ritmin dhe më shtyn me vrull. Shtyu aq shumë, sa më çau perineumin. Jetoja me nënën asokohe dhe s’po më pushonte gjakderdhja. Shkova në kuzhinë, me një peshqir nën bark për të thithur gjakun dhe i kërkoj ndihmë. Nëna u shqetësua më shumë për peshqirin sesa për mua.

7. Po i bëja seks oral të dashurit në dhomën e konviktit. Ishte shumë i tensionuar dhe mezi merrte frymë. Më tha se s’kishte për t’u prishur ngaqë kishte pirë, kështu që u veshëm. Vura re njolla kafe në çarçaf. Ai tha se s’ia kishte idenë çfarë ishin dhe u largua. Pastaj kuptova pse po sillej aq çuditshëm. Ditën tjetër, më gënjeu sy për sy dhe më tha se kishte pasur çokollatë në xhep dhe nga nxehtësia, kishte shkrirë në krevat.

Burimi: BuzzFeed