Showbiz dhe TV

Hermes Nikaj merr dënimin nga gjykata

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2019

Hermes Nikaj merr dënimin nga gjykata

Një javë pasi u arrestua për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni, Hermes Nikaj u dënua nga Gjykata e Tiranës me 15 ditë heqje lirie, sipas Lapsi.al. Masa e sigurisë së përkohshme i lë kohë prourorisë të ballafaqojë dy personat e tjerë që u arrestuan me Nikajn, biznesmenin dhe vajzën që u kapën në hotel.

Sipas hetimeve, “Zogu i Tiranës” luante rolin e menaxherit duke iu siguruar vajzave dhe grave të ndryshme klientë të interesuar për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë. Ky grup kriminal dërgonte vajza nëpër hotele dhe banesa dhe i shfrytëzonte ato në klube nate. Vajzat rekrutoheshin në disa qendra estetike, ku hynin si kursante dhe më pas iu propozohej të prostituonin.

A. Bena, pronare e një prej këtyre qendrave estetike, u la në arrest shtëpie. Akuzat mbi të u ngritën pasi u përgjua teksa fliste me Nikajn për vajzat dhe klientët.

Biznesmeni A. Gjini, që u arrestua të shtunën e 23 nëntorit në ambientet e një hoteli në autostadën Tiranë-Durrës dhe tre vajzat që ushtronin prostitucion u dënua me masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje.”

Shkurtimisht pas arrestimit, Nikaj, një figurë e njohur në televizionet vendase, dha deklaratën e tij të parë.  “Nuk kam ushtruar prostitucion dhe as kam shfrytëzuar njeri për prostitucion. Gjithçka ka ndodhur kundrejt dëshirës, jo kundrejt lekëve. Duke qenë se jam i njohur, kisha më shumë kontakte dhe ua prezantoja mikeshave të mia dhe i ndihmoja të shkonin në hotel,” tha ai.