Tradhëtia

Njerëzit tregojnë pse kanë tradhtuar & arsyet janë të tmerrshme!

Shkruar nga Anabel

7 Dhjetor 2019

Njerëzit tregojnë pse kanë tradhtuar & arsyet janë

Pas momentit të parë të përballjes me tradhtinë, momenti i dytë po aq i vështirë është kur prisni t'i përgjigjen pyetjes "Pse". 

Cila ishte arsyeja që tradhtuan?! Nuk e dimë ç'përgjigje keni marrë ju, por më poshtë do të lexoni si janë justifikuar tradhtarët tek partnerët e tyre.

1. "Ai më tha se më tradhtoi sepse i duhej një traumë për zhvillimin e karakterit tim...S'po tallem. Eshtë poet/shkrimtar."

2."Më tha se më tradhtoi sepse kthehesha në shtëpi pa humor, sepse isha thuajse një shtet larg dhe se kishte pirë. Por ajo që më pëlqeu më shumë ishte kur më tha që më tradhtoi sepse "s'donte të më zgjonte nga gjumi".

3. "Mua më tha se i kishte dalë fare nga mendja që ishim të lidhur."

4."Më tradhtoi sepse unë paskam qenë shumë e zënë duke u marrë me dasmën tonë dhe kështu s'i kam kushtuar atij kohën e duhur."

5."Më tha që ajo e kishte "detyruar" t'i merrte numrin dhe se shkuan në kinema vetëm që ky t'i thoshte se ishte i lidhur."

6. "Më tha se më kishte tradhtuar pasi jashtë bënte ftohtë dhe unë isha 45 minuta larg tij."

7. "Justifikimi i tij?! Unë nuk i depiloja këmbët çdo ditë."

8. "Më tha se ishte surpriza e tij e ditëlindjes, kështu që s'quhet."

9."Në një prej shumë herëve të tradhtisë së tij, më tha se ajo kishte emrin tim dhe se do të ishte histori e lezetshme kur ky të ma tregonte më vonë. S'ishte fare e lezetshme në fakt."

Burimi: BuzzFeed