Muzika

Shpallet fituesi i kategorisë New Artist International

Shkruar nga Anabel

7 Dhjetor 2019

Shpallet fituesi i kategorisë New Artist International

Të vetmit e kategorisë “New Artist International”, pra artistët e rinj të huaj, të cilët u përzgjodhën nga juria për të performuar në finale qenë: Lina Pejovska – Neka te boli (Maqedonia e Veriut), Maria Kiou – Mallon trelenomai (Greqia), Sisma – Com’e’ possibile (Italia) dhe Judah Gavra – Me ‘achshav (Izraeli).

Fitues të çmimit New Artist në kategorinë International (Ndërkombëtar) ishte grupi Sisma. Djemtë e grupit, Arturo Caccavale dhe Daniele De Santo, kanë qenë pjesëmarrës më parë në Sanremo Giovani 2018. Po kështu kanë bashkëpunuar me artistë si Luccio Dalla dhe Ivana Spagna. Ndonëse në fillim të karrierës së tyre, Arturo dhe Daniele vijnë nga një përvojë e gjatë me muzikën. Arturo ka studiuar në liceun klasik Carducci di Nola dhe më pas u diplomua për muzikë jazz dhe trombë në Konservatorin San Pietro në Caserta, ndërkohë që Daniele në San Pietro ka studiuar muzikë klasike.

Shpallet fituesi i kategorisë New Artist International

Sisma - Com'e' possibile