“Binjakët tanë po vijnë,” shkroi Alban Ramosaj në një foto ku duket ish-Miss Shqipëria, Niki Delijorgji, teksa pozon me “barkun” e rrumbullakosur. “Urime babush,” i shkruan Niki nga ana tjetër.
Hidh e prit me njëri-tjetrin në Instagram, Niki dhe Albani i bën pak lëmsh ndjekësit. Të paktën ata që harruan se pak ditë më parë Niki ishte në ditët e ciklit menstrual dhe përgatiti një maskë me gjakun e periodave. Nëse nuk e keni lexuar, në cilën shpellë keni jetuar gjithë këtë kohë?
“Përpara se të na dalë situata jashtë kontrollit,” shkroi Ramosaj në InstaStory ku thotë se përpos teksteve dhe mesazheve të shumta, disa fqinjë i trokitën për ta uruar. “Për ta qartësuar, është një metaforë. Po punojmë me disa projekte bashkë. Jeni të gjithë shumë të mirë dhe faleminderit për urimet gjithsesi.”
Intervistat dhe deklaratat e pak javëve më parë ndikuan që të kishte dyshime në lidhje me raportin e tyre. Por, janë thjesht projekte. Kaq dihet deri tani.