Koment mbi komente

Prit, seriozisht? 50+ dhuratat më të çuditshme që shqiptarët kanë marrë për ditëlindje

Shkruar nga Anabel

11 Dhjetor 2019

Prit, seriozisht? 50+ dhuratat më të çuditshme që

Ja tek rikthehemi sërish me “Gjëja më e çuditshme...”, këtë herë për dhuratat e ditëlindjes. Situatat në vijim janë dërguar në @anabel_hostel në Instagram.

Prit, seriozisht? 50+ dhuratat më të çuditshme që

1. Lidhëse këpucësh.

2. Kockë qeni lodër.

3. Vathë si pulla trikoje.

4. Tatuazh.

5. Një portokall.

6. Prerëse thonjsh...nga vëllai.

7. Kafaz për zogjtë.

8. Parfum te linja 150 lekë.

9. Piskatore për bashkimin tim familjar (vetullat e bashkuara).

10. Një parfum për meshkuj. Ia dhashë vëllait për ditëlindje pastaj.

11. Pasqyrë.

12. Një tank lodër. Jam vajzë.

13. Çorape.

14. Një shall ngjyrë bezhë që ishte i përdorur dhe për gra të mëdha në moshë.

15. Dy mijë lekë.

16. Ekran celulari.

17. Katër tasa me luleshtrydhe nga një mik i babit nga Gjermania.

18. Antidjersë.

19. Një set sfungjerësh për trupin.

20. Kaktus.

21. Një tortë që shkruante “edhe 100 Blerta”. Unë kam emër tjetër.

22. Çarçafë.

23. Mushama për shi.

24. Teleskop.

25. Shampo dhe kremra hoteli.

26. Një kornizë ku në foto ishte më shumë shoqja se unë. Mami më tha: “Ta ka bërë ty dhuratë apo vetes?”.

27. Kapëse flokësh.

28. Zhbllokues tualeti nga vëllai. Sa herë vinte në shtëpinë time, kishte probleme tualeti.

29. Një stilolaps që ishte edhe parfum.

30. Vibrator.

31. Një tortë në formën e penisit.

32. Brisk.

33. Peshqir.

34. Një palë shapka gome që nuk ishin as të bukura.

35. Batanije.

36. Një palë tanga.

37. Set thikash për prerjen e mishit.

38. Kalendar.

39. Bateri telefoni, kartë-memorie dhe karikues portativ.

40. Krimb.

41. Fjalor me përkthim shqip-spanjisht.

42. Filxhan çaji.

43. Arkë në formë njëbrirëshi.

44. Kukull Barbie. Isha 18 vjeçe.

45. Abazhur me ca drita të vogla e guaska.

46. Një qepë dhe një vezë të vockël pule. Më thanë se ka domethënie. Sot jam kuzhiniere.

47. Një çantë vishnje me material kartoni dhe kishte logon e Gucci-t.

48. Një elefant minimalist prej hekuri. Nuk e kuptova kurrë çfarë kuptimi kishte.

49. Dy shkopinj kinezë që kapin flokët.

50. Fishë për karikuesin.

51. Prindërit më dhuruan dyshek.

52. Sapun.