Celebrity

5 operacione brenda 1 viti: Kim rrëfen ç'ndodhi pas lindjes së djalit

Shkruar nga Anabel

13 Dhjetor 2019

5 operacione brenda 1 viti: Kim rrëfen ç'ndodhi pas lindjes

Në të shumtën e kohës, Kim-in e shohim teksa jeton versionin më të mirë të jetës, por ka diçka tjetër që i bën njerëzit ta duan. Fakti që ndan me ta atë ç'ka ndodh në prapaskenë.

Nëna e 4 fëmijëve, së fundmi foli gjatë për komplikimet që iu desh të kalonte gjatë shtatzënisë me dy fëmijët e parë, Saint dhe North West. Ajo vuante nga një gjendje që quhet placenta accreta, që do të thotë se placenta nuk shkëputet me lehtësi nga muret uterine në kohën e lindjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Në videon e postuar në llogarinë e saj të Instagram-it, ylli i "Keeping Up With the Kardashians" përmendi dhe njëherë gjithë vështirësitë e lindjes, duke thënë ndër të tjera se i është nënshtruar 5 operacioneve brenda një viti, pas lindjes së Saint-it, për të rregulluar gjithçka s'shkonte siç duhet brenda trupit të saj. Pas lindjes së vajzës, plaçenta e Kim nuk doli kurrë jashtë dhe një fenomen i tillë mund të shkaktojë edhe vdekjen.

5 operacione brenda 1 viti: Kim rrëfen ç'ndodhi pas lindjes

Zonja West, tha gjithashtu se ndonëse u përpoq shumë të mbante brenda saj një tjetër fëmijë, mjekët s'ja lejuan.

Sidoqoftë, vështirësitë nuk ia zbehën ëndërrën për të patur një familje të madhe. Kim bëri dhe 2 fëmijë të tjerë, (Chicago dhe Psalm) përmes një nëne surrogate. 

"Jam e bekuar për fëmijët e mi, pavarësisht si erdhën tek unë, ata erdhën tek unë."- dëgjohet të thotë 39-vjeçarja në fund të videos.