Showbiz dhe TV

VIP-at shqiptarë që u martuan sa hap e mbyll sytë

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2019

VIP-at shqiptarë që u martuan sa hap e mbyll sytë

Ka dy kategori njerëzish të famshëm:

1- Ata që e shndërrojnë në spektakël ditën e kurorëzimit të tyre, flasin për dasmën në çdo intervistë të mundshme dhe e përgatisin audiencën 1 vit para duke zbuluar thuajse fije për pe çdo të ndodhë atë natë.

2. Ata për të cilët marrim vesh disa orë para (ose të nesërmen) që krejt papritur, u martuan!

VIP-at shqiptarë që u martuan sa hap e mbyll sytë

I fundit që iu shtua kategorisë së dytë ishte Mc Kresha. Krejt nga hiçi mësuam pak orë para dasmës që reperi do të martohej. Për një dasmë të mundshme nuk ishte folur kurrë më parë. Madje, shumë e dinin se Kresha ishte ende beqar. Ekzistencën e Erzinës e mësuam pak javë para dasmës, e cila "doli në dritë" menjëherë si e fejuara e Mc Kresha-ës. Nuk dihet prej sa kohësh çifti janë bashkë, por misionin e "dasmës së fshehtë" e kryen me shumë sukses! 

VIP-at shqiptarë që u martuan sa hap e mbyll sytë

14 shtator 2019- Jonida Vokshi & Besnik Krapi

Të njëjtin stil ndoqi edhe Jonida Vokshi me partnerin e saj. Ndonëse në ajër përmendej fjala "martesë", askush s'dinte gjë për planet konkrete. Madje, as për historinë e saj me aktorin nga Prishtina. Dyshja zgjodhi ta kurorëzojë dashurinë pa shumë bujë në një dasmë spontane, jashtë zakoneve dhe larg syve të njerëzve.

VIP-at shqiptarë që u martuan sa hap e mbyll sytë

7 maj 2019 – Alban Skënderaj & Miriam Cani

Pas 12 vitesh bashkë, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë në Maldive, pranë vendin ku Albani i propozi Miriamit nën ujë në vitin 2013. Ishte zhytja e tyre e parë në Oqeanin Indian dhe Miriami, qartazi, iu përgjigj me “po.” Nuk mësuam kurrë që një dasmë po përgatitej në horizont, derisa çifi postoi fotot e para që bënë xhiron e internetit.

VIP-at shqiptarë që u martuan sa hap e mbyll sytë

2 qershor 2019- Gaz Paja & Ira

Edhe Gaz Paja vendosi të martohej me partneren e tij prej shumë vitesh, pa e marrë vesh askush që do të kishte dasmë. Në event ishin të pranishëm rreth 300 të ftuar, por lajmi bëri bujë vetëm pasi ndodhi. Sot, çifti janë prindër të një bebushi të quajtur Dard.

VIP-at shqiptarë që u martuan sa hap e mbyll sytë

8 shtator 2018 – Rona Nishliu & Fiori

Rona dhe bashkëshorti i saj Fiori u martuan në shtator të një viti më parë. Ishte grimieri Arbër Bytyqi ai që publikoi foton e këngëtares nuse. Rona dhe Fiori u lidhën në 2013-n, por me partnerin e saj u njohëm vetëm pas martesës. Këngëtarja zgjodhi ta mbante vetëm për vete ditën e rëndësishme dhe nuk tha kurrë asgjë rreth planeve të mundshme për një dasmë.

Por a funksionojnë martesat "e shpejta"? Çiftet më sipër kanë të gjithë nga një histori unike. Dikush (si Kresha) mund të ndjejë brenda pak kohësh se e ka gjetur të duhurën dhe s'ka ç'pret më, e ndërsa të tjerë (si Albani dhe Miriami) që kanë thuajse një jetë bashkë e bëjnë thjesht për "formalitet" pasi dasma e vërtet ka ndodhur prej kohësh. Në të tilla vendime, nuk ka receta kështu që urime!