Instagramming

Kejvina u përgjigjet deklaratave të Einxhelit: ‘Ti di vetëm të xhelozosh e të intrigosh’

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2019

Kejvina u përgjigjet deklaratave të Einxhelit: ‘Ti di vetëm

Nëse Einxhel Shkira tentoi t’i jepte fund dramës mes saj, Kejvina Kthellës dhe Oriola Marashit me deklaratat te “Rudina,” sapo u bë e qartë se bëri të kundërtën. Moderatorja tha se i ka falur dy vajzat dhe se është feministe, nuk xhelozon dhe nuk ka komplekste.

“Dua vetëm të them një gjë. Unë jam shumë feministe, njerëzit e dinë. Gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, gjithmonë jam përpjekur që të eci krahë për krahë. Unë nuk kam xhelozi, sepse në momentin që do të kem xhelozi i bie që të kem disa mangësira te vetja. Unë nuk kam mangësira dhe nëse kam diçka ndryshe nga tjetri, është një cilësi e imja ose diçka ndryshe. Nuk kam asnjëherë kompleksitetin ndaj femrave të tjera. Nuk dua as t’u prish punë, as t’i bëj të ndihen keq, as t’u fus intriga,” tha Einxhel. 

Këto fjalë nxitën një përgjigje nga ana e Kejvinës, e cila iu drejtua Einxhelit me emër në një postim në Instagram.

“Hahahaha, moj Einxhel Shkira ça [sic] na qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtet në ato budallallëqe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër vajzë e dashur përveçse të merresh me jetën e të tjerëve e të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur,” thotë Kejvina. “Si te projekti im për shembull, që ke futur hundët për të më prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije. Ça  [sic] është kjo mbështetje?”

“Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtetë,” përfundon ajo.

Kejvina u përgjigjet deklaratave të Einxhelit: ‘Ti di vetëm

Einxhel, Kejvina dhe Oriola u konfliktuan fizikisht tetorin e këtij viti. Historia nisi kur Einxhel zbriti poshtë banesës së saj për të takuar Kejvinën, e cila ishte e shoqëruar nga modelja Marashi dhe nga një diskutim “sqarimi”, sherri precipitoi në një konflikt fizik, që u vu re edhe nga patrulla e policisë e cila po bënte një kontroll rutinë në atë zonë.

Thuhej se shkak për sherrin ishin disa komente ironike të Einxhelit për fitoren e ish-velinës së “Xing me Ermalin” në serinë e kaluar të “Dance with me”. Einxheli mohon të jetë e vërtetë: “Nuk ka lidhje," tha ajo. "Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare. Akoma edhe sot, nuk e kam kuptuar qëllimin e saj, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që u përfshiva në një situatë të tillë, si asnjëherë në jetën time dhe që ky lajm u bë publik.”