Që pas ndarjes nga Mozzik, çdo veprim i këtij të fundit dhe Loredanës është automatikisht i dyshuar. Kjo bën pjesë në rregullat e pashkruara të Instagram-it, kështu që duhen respektuar.
Së fundmi, Loredana është parë shpesh në shoqërinë e reperit gjerman, Bonez Mc. Loredana kalon kohë me të, madje aq sa e shoqëron edhe nëpër koncertet e tij.
Sjellje të tilla bënë që portalet gjermane (dhe jo vetëm) të aludojnë rreth një romance të mundshme rreth dyshes. Zërat kanë shkuar gjer në veshin e protagonistëve dhe reperi, "u detyrua" t'i sqarojë të gjithë përmes një fotoje.
Orë më parë ai ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagram-it ku shfaqet krah Loredanës. Në përshkrimin e fotos thuhej: "Thashetheme, i dua!"
Të njëjtën përgjigje dha dhe reperja, e cila shkroi: "Edhe unë i dua!"
Pra u morëm vesh. Mes dyshes s'ka asgjë përveçse marrëdhënie profesionale. Të tjerat janë thashetheme, që meqë dyshja i do, mund të vazhdojnë gjatë...